17Gusht2017

Presidenti i ardhshëm duhet të jetë shqiptar


15.12.2013 - Deputetja e Rilindjes Demokratike Kombëtare Flamure Demiri Kreci nëpërmes një deklaratë për mediumet shprehu qëndrimet e RDK-së për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

"Rilindja Demokratike Kombëtare  mbron tezën se ka ardhur koha që partit politike shqiptare të dalin me një kandidat konsensual shqiptar për president shteti dhe kryetari i ardhshëm i shtetit duhet të jetë shqiptar.

Ky kandidat duhet te jetë njeri me kredibilititet të lart moral, intelektual dhe të jetë person që do jëtë vlerë integruese për të gjithë qytetarët e vendit.RDK është e bindur se populli shqiptar ka kandidatura serizoe të cilat mund të jenë një perfaqesim i ri modern dhe shumë më produktiv dhe i ndryshëm nga kryetaret e deritanishëm të vendit. 

Nëse shqiptarët në këto 22 vite kanë votuar hapur ose fshehur kandidatët maqedon ka ardhur koha që edhe maqedonasit dhe qytetarët tjerë të japin përfaqësimin një kandidati kredibël shqiptar për president vendi.

Nëse nuk arihet një konsenzus i këtill Rilindja Demokratike Kombëtare në mënyrë plotësuese do të merr qëndrim për kandidaturat për kryetar shteti", tha Flamure Demiri Kreci deputete e RDK-së.

Shërbimi për Informim - RDK.