16Dhjetor2017

Letër ngushëllimi

21.11.2013 - E nderuara familja Olldashi,
I nderuari kryetar i PD-së Lulzim Basha,

Me dhimbjen dhe pikëllimin më të thellë e pranova lajmin për vdekjen e deputetit të PD-së në aksidentin rrugor.

Ndarja e hershme e Sokol Olldashit nga kjo botë paraqet një humbje jo vetëm për familjarët dhe të afërmit e tij, por edhe për gjithë shqiptarët.

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Juve, drejtuesve të Partisë Demokratike dhe familjes Olldashi, t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Unë dhe anëtarët e Rilindjes Demokratike Kombëtare, ndajmë dhimbjen me familjarët e Sokol Olldashit për këtë tragjedi të rëndë, si dhe mbetemi me shpresë që tragjedi të këtilla të mos na përsëriten më.

Me Respekt
Rufi Osmani
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare