16Dhjetor2017

Këshilltarët e RDK-së në Strugë e shpëtuan nga turpi Selën

15.11.2013 - Dega e RDK-së, në Këshillin e Strugës eliminoi skandalin historik që pregatitën partnerët e koalicionit PDSH,VMRO-DPMNE në raport me përdorimin e gjuhës shqipe në vendimin për anulimin e vulave të BL-ve, hap për të cilin ka pasur dijeni dhe kryetari I Komunës Ziadin Sela.

Këshilltari nga rradhët e RDK-së në Këshillin Komunal të Strugës, Ardian Demiri tha se këshilltarët e RDK-së argumentuan fuqishëm se pse nuk duhet të kalojë një vendim i tillë në Këshillin e Komunës të Strugës,qytet ky ku jetojnë dhe veprojnë më shum se 50% Strugan me përkatësi shqiptare.

Formulimi i gjuhës shqipe si gjuhë të cilën e flasin mbi 20%,është një formulim fyes,degradues dhe i papranueshëm për qytetarët shqiptar të Strugës,dhe se nëse ky vendim kalon në Këshill, ai do jetë një presedan i dëmshëm dhe i turpshëm për qytetarët shqiptar të Strugës.

’’Formulimi “gjuha shqipe” për gjuhën shqipe është përdorur në Statutin e Komunës të Strugës 35 vite më parë,respektivisht 1978, duke e prezentuar atë Statut para këtyre këshilltarëve,dhe gjithashtu e vumë në dijeni faktin që Statuti i Komunës të Kumanovës i sjellur në vitin 2007,komunë kjo ku shqiptarët janë popullsi pakicë në raport me Maqedonasit, dhe një komunë kaloi nëpër konfliktin e armatosur gjat vitit 2001, gjuha shqipe është e formuluar si “gjuha shqipe” e jo si gjuhë të cilën e flasin mbi 20% e banorëve të Kumanovës,’’ tha Ardian Demiri këshilltar i RDK-së në Strugë.

Demiri potencoi se nga shumica nuk e kanë idenë se çdo të thotë interpretim ekstenziv i ligjit,dhe fatkeqësisht në interpretimin e ligjit ishin në një linjë me partnerin e tyre VMRO-DPMNE. Kur e panë që janë gabim sepse reagimi ishte i shtuar edhe nga ana e këshilltarëve të BDI, atëherë e pranuan sygjerimin që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës,edhe pse paraprakisht e refuzuan këtë propozim tonin.

’’Mua personalisht më vjen mirë që ndodhi kështu,dhe në këtë mënyre e shpëtuam nga turpi z.Sela, por mbi të gjitha i shpëtuam nga ndjenja e turpit qytetarët e Strugës që sigurisht do ndiheshin keq nëse kalonte formulimi për gjuhën shqipe si gjuhë të cilën e flasin 20% e qytetarëve të Strugës’’ theksoi Demiri.


Shërbimi për Informim - RDK