16Dhjetor2017

Vazhdon politika ndëshkuese ndaj bizneseve të vogla në Gostivar nga ekspeditat inspektuese të qeverisë BDI-VMRO

15.11.2013 - Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ashpër ndaj politës shkatrimtare ndaj bizneseve të vogla në qytetin e Gostivarit, trend i cili tashmë është i njohur për pronarët e bizneseve të vogla nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në prill 2013.

Nuk mjaftoi që para disa muajve në Gostivar u mbyllën 30 lokale, biznese të vogla me dënime me shumë të madhe parash 2.000 deri 5.000 euro dhe mbyllje disa mujore për gabime të vogla të cilat ishin të porositura si kërcënim për qytetarët si element për ti frikësuar gjatë zgjedhjeve, vetëm të mërkurën u mbyllën 21 lokale dhe të enjten vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Ekipet e ekspeditës së inspektorëve të DAP-it , inspektoratëve të tregut, inspektoratit të punës, inspekcionit santitar dhe të institucioneve tjera të cilët me urdhërat e shefave të tyre dhe me urdhëres të listave të përgatitura paraprakisht nga partia në pushtet në komunën e Gostivarit mbyllin lokalet e bizneseve të vogla, personave të cilat nuk janë anëtar të BDI-së, ndërsa personat pronarë të bizneseve të vogla të cilët janë anëtarë të BDI-së kanë qenë të paralajmëruar për këtë ekspeditë dënuese e shkatruese.

RDK bën thirje qeverisë shkatruese VMRO-BDI të vetëdijesohet që të ndali politikat e kuteve të dyfishta dhe të ndali diskriminimin shkatrues të bizneset, të cilat në instancë të funidt do i kthehen si bumerang kësaj qeverie sepse me mbylljen dhe gjobitjen e bizneseve do të zvoglohet numri i tatim paguesve dhe do rritet numri i të papunëve dhe do të shtohet varfëria ekstreme.

Nesë këto politika janë politikat e “çlirimit të Gostivarit” që propagandohej nga zyrtarë lokal të BDI-së, qytetarët e Gostivarit tashmë e kanë të qart se bëhet fjalë për shkatrimin ekonomik dhe social të tyre nga një politikë despotiste dhe skajshmërisht revanshiste

Shërbimi për Informim - RDK