23Tetor2017

Takim i kryesisë së RDK-së me degën e RDK-së në Kumanovë

31.10.2013 - Kryetari i RDK-së Rufi Osman dhe nënkryetari i RDK-së,Artan Dika, zhvilluan një vizitë pune në Kryesinë e Degës së RDK-së në Kumanovë dhe Likovë ku u takua me përfaqësuesit e saj, këshilltarët e RDK-së në komunën e Kumanovës dhe atë të Likovës si dhe përfaqësuesit e zgjedhur të RDK-së në institucionet e drejtuara nga pushteti lokal. Mes pjesëmarrësve të shumtë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Degës së RDK-së në Likovë.

 Kryetari Osmani dhe nënkryetari Dika përgëzuan të pranishmit për interesimin e gjerë të treguar për pjesëmarrje në këtë takim dhe i informuan me situatën aktuale në vend dhe çështjet tjera me karakter politik. Në mes të tjerash udhëheqësit e partisë theksuan se RDK-ja është në fazën e rifreskimit të strukturave të saj, proces ky i cili duhet të përmbyllet me thirrjen e Kuvendit Qendror të RDK-së në fundit të këtij viti, duke i informuar të pranishmit edhe për kontaktet me individë, grupe dhe OJQ të ndryshme.

Ato gjithashtu inkurajuan punën që po bëhet në Degën e RDK-së në Kumanovë për shtimin e rradhëve të saj, meqë dega e Kumanovës ka pasur ngritje të rezultatit nga viti 2011 dhe tashmë po dëshmohet si faktor vendimtarë në funkcionimin e pushtetit lokal në një bazë gjithëprfshirëse në dobi të qytetarëve të Kumanovës. Udhëheqësit e RDK-së riktheksuan se RDK parti e vlerave kombëtare dhe profesionale dhe parti që ka treguar konzistencë në qëndrimet e saja në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo sjellje e RDK-së e e bënë ate të jet subjekt politikë krejt ndryshe nga manipulantët politik, të cilët të vetmin qëllim e kan uzurpimin e skenës politike shqiptare në Maqedoni dhe mbrojtjen e intetresave dhe bizneseve të tyre të dyshimta të fituara në të kaluarën apo fitimin e tenderave të rinj për pasurim personal, duke u fshehur në emër të mbrojtjes së shqiptarizmit.

Në fjalën e tij Kryetari i Degës së RDK-së në Kumanovë, Z. Shenazi Xheladini, informoi të pranishmit për aktivitetet paszgjedhore të Degës së RDK-së në Kumanovë dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj në pushtetin lokal. Në këtë drejtim, ai theksoi se është bërë përparim, por ka edhe vonesa të cilat duhet të tejkalohen në të ardhmen. Sot është evidente në Kumanovë se RDK-ja ka përfaqësuesit më të përgatitur dhe njerëzit më të aftë për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe asnjë nga aktivistët e RDK-së në Kumanovë nuk beson në asnjë opsion tjetër politik, pos atij të RDK-së.

Këshilltari i RDK-së në Këshillin e Komunës së Kumanovës, Z. Zenun Ismaili, pasi potencoi edhe një herë stabilitetin e strukturave të RDK-së në Kumanovë, informoi për punën e bërë në këshillin e Komunës, vështirësitë e hasura dhe hapat e ndërmarra për tejkalimin e tyre, për të cilat gjeti mirëkuptimin dhe mbështetjen e të pranishmëve.

Për problemet në Komunën e Likovës dhe punën e bërë në këshillin e saj foli këshilltari i RDK-së në këtë komunë, Z. Gazmend Saiti.

Në fund të pranishmit në një debat të hapur dhe shumë pozitiv shkëmbyen mendimet e tyre lidhur me aktualitetin politik dhe bënë propozime individuale për tejkalimin e problemeve të pranishme.

Shërbimi për Informim - RDK