23Tetor2017

Vesel Memedi zgjidhet Kryetar i degës së RDK – së Gostivar

13.10.2013 - Në kuvendin e rregullt zgjedhor të degës së RDK-së në Gostivar, për Kryetar të degës njëzëri u zgjodh Vesel Memedi . kahas kryetarit të ri Kuvendi i degës zgjodhi edhe kryesin e re dhe autorizoi kryetarin e ri që nga radhët e kryesis të zgjedhë kryesin e ngusht të partisë . Kryetari dhe dhe kryesia n e re e degës së RDK – së u votuan në mënyrë unanime nga të gjithë kuvendarët prezent në këtë kuvend zgjedhor.

Zgjedhja e Kryetarit të degës së RDK-së në Gostivar është pjesë e procesit zgjedhor mbrenda partiak, që tashmë ka filluar, me rekomandimin e Kryesisë Qëndrore të RDK.

Kryetari i sapozgjedhur, Vesel Memedi , në fjalimin e tij theksoi: “Bara për të drejtuar këtë degë ka ra mbi supet e mia. Do të doja që kjo barë të binte mbi ndonjërin nga mesi juaj që kanë vlerë më të madhe se unë. Ju garantoj se këtë pozicion e nënkuptojë si përgjegjesi e lartë që kërkon një sakrificë të madhe njerëzore. Deri më tani, Zoti na ka sprovuar në kryerjen e detyrave të shumëta në jetën dhe punët tona. Në këtë rrugëtim tonin, unë kërkoj ndihmën tuaj. Nëse e ndjekim rrugën e drejtë, na ndiqni. Nëse e shtrembërojmë rrugën, na ndihmoni të përmirësohemi me qëllim që mos të shkojm në rrugë të gabuar.”

Vesel Memedi foli për sfidat e radhës që duhet ballafaquar jo vetëm për RDK-në, por për popullin shqiptar në përgjithësi: “Rreziku i vetëm që kemi për momentin është reziku i besimit dhe vetbesimit që shoqëria shipëtare e ka humbur në përgjithësi. Ky rrezik mund të shpërbëjn tërë qenien tone në vatrat tona historike . Njerëzit tashmë kanë filluar të humbin besimin jo vetëm tek liderët politikë dhe fetar por edhe tek tërë populli i vet, si udhëheqës absolut të demokracisë. Një popull që është karakterizuar me sakrifica dhe flijime të madhe, tani është shndërruar në vëzhgues pasiv me synim të len vendlidjen si klandestin dhe të ikë në perëndim me pasoja të larta për kombin në përgjithësi.”

Kryetari i partisë Rufi Osmani cilësoi situatën aktualitetin politik dhe ekonomik në vend dhe në veçanti në spektrin politik shqiptarë si më të dobëtin në këtë dy dekada të tranzicioit politik dhe ekonomik me tendecë të degjenerimit të mëtejmëi . Unifikimi në veprim I faktorit politikë shqiptarë ka qenë motoja e formimit dhe funkcionimit të RDK-së, moto kjo që është injoruar dhe luftuar nga subjektet tjera poliitike dhe nga strukturat e shërbimeve sekrete në vend.

Në këtë vazhdë edhe loja e fundit manipulative e partisë tjetër opozitare shqiptare është pjesë e një skenari të mirënjohurë për të mbrojtuar interest dhe kapitalet kriminale të personave të caktuar në dëmë të interesit të përgjithshëm. Funksionimi i mëtjem I RDK-së duhet të kuptohet si zëri i vetëm i arsyes dhe ndërgjegjes në një ambient politkë të kriminalizuar ku shteti është peng i interesave kriminale të personave dhe grupimeve të pushetit aktual.

Kuvendin zgjedhor e përshëndeti edhe deputeti I RDK-së nga Gostivari Naxhi Xhelili I cili në diskutimin e tijë foli për punën e parlamentit si institucion I cili është transformuar në maqin votuese e qeverisë.

Kuvendit zgjedhor iu drejtua edhe kryetari i deritanishëm i degës Afrim Iljazi, duke theksuar se dega ka nevojë për freski të reja me qëllim që të jemi sa më të përgaditur për zgjedhjet e radhës.

Shërbimi për Informim - RDK Gostivar

altalt