18Dhjetor2017

Rilindja Demokratike Kombëtare fillon procesin e zgjedhjeve mbrenda partiake

10.10.2013 - Në mbledhjen e rregullt të Kryesis Qendore të RDK-së nën udhëheqjen e kryetarit Rufi Osmani u diskutuan më shumë çështje nga aktualiteti politikë në vend dhe u dhanë rekomandime për aktivitetet në perpesktivë të RDK-së.

Kryesia Qendorore miratoi raportet e prezantuara për aktivitetet e deritashme nga kryetari i partisë, deputetët dhe këshilltarët komunal dhe inkurajoi anëtarët e kryesisë qendrore që të intensifikojnë komunikimin me bazën partiake në fuksion të informimit dhe konsolidimit të radhëve partiake.

Kryesia Qendrore e RDK-së miratoi qëndrimin parimor të Kryesis së ngusht të RDK në lidhje me ,,ofertën manipulative të radhës të PDSH-së,, dhe unanimisht konstatoi se në perspektiv nuk duhet të ketë kurfarë komunkimi dhe kontakti me këtë subjekt politikë që është kontaminuesi kryesor i ambientin politikë dhe fragmentuesja kryesore e frontit opozitar shqiptarë në Maqedoni.

Kryesia Qendrore e RDK-së rekomandoi anëtarët e kryesisë qendrore që të fillojnë procesin e ristrukturimit dhe përforcimit kuadrovik të nëndegëve dhe degëve të RDK-së dhe se ky proces duhet të përfundoj me përfundimin e vitit 2013 kur do të ristrukturohet Kuvendi Qendor dhe Kryesia e Qedrore e RDK-së.

Kryesia qendore obligoi udhëheqësin e ngusht partiake që të vëndos kontakte intenzive me inciativat e reja politike dhe me shoqata joqeveritare, shoqatat intelektuale dhe komunitetin e biznesit në funksion të krijimit të një klime pozitive për bashkëpunim në vigjilje të zgjedhjeve politike të radhës.

Kryesia Qendrore obligoi kryetarin e RDK-së që takimet punuese të radhës të kryesis qendrore të mbahen nëpër selit e degëve të partisë nëpër qytetet shqiptare në Maqedoni.

Shërbimi për Informim - RDK-së