16Dhjetor2017

Buxheti u miratua nga BDI, u legjitimua nga PDSH

07.10.2013 - Deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Naxhi Xhelili sot para gazetarëve në Kuvend tha se me rebalancin i cili gjendet në procedurë parlamentare me ndryshimet që i bëhen buxhetit të vitit 2013, edhe një herë u dëshmua pafuqishmëria dhe pozita nënshtruese e shqiptarëve në Maqedonisë.

 “Duke pasur parasysh se ky buxhet u miratua me votat e BDI-së dhe u legjitimua me prezencën PDSH-së, s’do mend se sot jorastësisht ballafaqohemi me të njëjtat probleme me të cilat jemi ballafaquar edhe sot e 20 vjet më parë”, tha Naxhi Xhelili.

Ai tha se është për të ardhur keq kur ke deficit dhe edhe më tej rrit borxhin publik të cilin qytetarët duhet ta paguajnë vitet e ardhshme.

“Ne çmojmë se në vend se të kërkojë hua për të mbuluar deficitin buxhetor, kjo Qeveri ka mundur të zvogëlojë investimet kapitale joproduktive dhe duke zhbërë një numër të madh të institucioneve fiktive që janë në listën e institucioneve që financohen nga buxheti i RM-së.

Me rebalanc për Teatrin shqiptar zvogëlimi është diku rreth 400 mijë euro, zvogëlohen diku 250 mijë euro më pak para për Teatrin dhe bibliotekën e Tetovës. Këto mjete do të shfrytëzohen në të ardhmen për mallra dhe shërbime të tjera për nevojat e Ministrisë së Kulturës, besoj se çdo koment tjetër është i tepërt”, theksoi Naxhi Xhelili deputet i RDK-së.

Shërbimi për Informim - RDK