17Gusht2017

Zgjedhja e Abdulla Qazimoskit për kryetar të këshillit të Strugës pa përkrahjen e shumicës politike shqiptare

07.10.2013 - Reagim i degës të RDK -Strugë në lidhje me votimin e kryesuesit të këshillitt të komunës së Strugës.

RDK dega Strugë e informon opinionin më të gjërë se RDK në Strugë në lidhje me votimin e Abdulla Qazimoskit kishte qëndrim parimor kur votoi për kandidaturën e tij në votimin e parë dhe kur apstenoi nga votimi gjatë nominimit të dytë për kryetar të këshillit komunal.

Herën e parë, dy këshilltarët e RDK përkrahën Abdulla Qazimoskin për arsyen se blloku maqedonas i koalicionit "Bashkë për Strugën" kandiduan këshilltaren Juliana Zunoska për kryesuse të këshillit të Komunës së Strugës kundrejt kandidtit të propozuar nga Zijadin Sela i cili në zgjedhjet e fundit lokale u votua nga 21.000 shqiptarë në komunën e Strugës pa dallim orientimit partiak.

Në votimin e ditës së premte (04.10.2013), dy këshilltarët e RDK Strugë nuk e mbështetën Abdulla Qazimoskin sepse RDK-Strugë gjykoi dhe kjo gje u vërtetua edhe gjat votimit të tij se Zijadin Sela për të siguruar shumicën bëri pazarin politik të radhës me 5 këshilltarët e VMRO-DPMNE ,1 të LSDM ,1 të VMRO popullores dhe një të PAE të Fijat Canoskit. Me këtë veprim politik definitivisht u vulos koalicioni i Zijadin Selës ( PDSH) dhe VMRO-DPMNE dhe pjesë të shkëputura të partive tjera joshqiptare në Strugë.

Në një situatë të tillë kur në mbështetje të Abdulla Qazimoskit dalin ata të cilët "të gjithë së bashku për Strugën" gjatë zgjedhjeve lokale në Struge me veprimet e tyre politike krijuan një atmosfer tepër të tensionuar me pasoja shumë negative për mirekuptimin ndëretnik, ishte e palogjikshme dhe politikisht e paqëndrushme që këshilltarët e RDK në Strugë të mbështesin këtë kandidaturë.

Dy këshilltarët e RDK në Strugë Arban Lita dhe Ardian Demiri asnjëherë nuk kanë thënë qe nuk e mbështesin Abdulla Qazimoskin sepse ai nuk e flet gjuhen shqipe në niveln e duhur intelektual siç shpifën Abdulla Qazimoski por motivet e mos përkrahjkes janë politike. Si rezultat i pazareve politike dhe votimit të Abdulla Qazimoski nga partitë maqedonase, Zijadin Sela pa asnjë hezitim shkeli mbi vullnetin politik të 21.000 votuesve shqiptarë që e mbështetën atë gjatë zgjedhjeve lokale të 2013 në Strugë.

Ky pazar politikë i radhës nuk reflekton realisht strukturën etnike,fetare dhe politike të Strugës të manifestuar në zgjedhjet e fundit lokale, zgjedhjet që ishin shumë tepër se zgjedhje lokale por ishin një referendum antiqeveritar në funksion të mbriojtes së vullnetit politikë të popullit shumicë në Strugë. 

RDK dega në Strugë nuk ka informata për pazarin politik që kryetari aktual i Strugës e ka bërë me koalicionin e tij të ri në Strugë, por ka një dyshim të bazuar dhe mbështetur në informacione të sakta dhe për këtë publikisht e pyesim Zijadin Selën :

-A është pjesë e pazarit tuaj politik me VMRO-DPMNE edhe ndërtimi i kishës afër plazhit të "femrave"?

Shpresojm që kësaj rradhe të jeni i sinqert me qytetarët e Strugës dhe të mos luani lojën e dyfisht si me rastin e kishës në Oktisi ku ankesa juaj u injorua sepse nuk kishit para të paguani taksën postale, veprim sa tragjikomik për një politikan dhe një parti me atribute shume kombëtare.

RDK - Dega Strugë

Shërbimi për Informim - RDK