16Dhjetor2017

Deklarime joserioze të kryetarit të Strugës për mosfillimin e dialogut RDK-PDSH

04.10.2013 - Është për të ardhur keq që një person që fitoi mandatin politikë në Strugë falë faktit që RDK nuk nxori kandidat për kryetar komune dhe që u përkrahë nga të gjithë shqiptarët të manipulon opinonin publik për mosfillimin e dialogut RDK-PDSH dhe të fajëson pa të drejtë RDK-në. 

Gjuha ultimative dhe afatizimi jologjik që u pasqyrua në propozimin e djeshëm të PDSH-së u injorua si mënyrë e komunikimit nga RDK sepse ky ves është karakteristikë dalluese e një strukture që nuk ka konzistencën minimale në asnjë drejtim në funksionimin e deritashëm politik.

Rilindja Demokratike Kombëtare kur bëri kundërofertën e sajë për fillim të negociatave “vetëm për bashkëpunim potencial dhe asesi bashkim” kishte parasysh përvojën negative me këtë subjekt në vitin 2012 dhe në veçanti lojën hileqare të PDSH-së në zgjedhjet e fundit lokale ku me votat e saja të koruptuara në Gostivar u mundësua fitorja e kandidatit të BDI-së.

Asnjë zyrtar i lartë i RDK nuk ka pasur kurfarë negociatash me persona përgjegjës të PDSH-së përkundër faktit që ka pasur iniciativa individuale për domosdoshmërin e bashkëpunimit të blokut opozitar shqiptarë. Rilindja Demokratike Kombëtare nuk e sheh të udhës të komenton shpifjet me një fjalorë rrugaçërie të “burimeve jozyrtare të PDSH” të publikuara në portalin e verdhë mediatik “ShqipMedia.com” dhe të konfirmuara nga zyrtari i kësaj partie nga Struga. 

Opinioni publik shqiptarë në Maqedoni ka tashmë bindje të formësuar se cilët individ dhe subjekte politike kanë qenë dhe janë dorë e zgjatur e pushtetit dhe shërbimeve sekrete në vend dhe në rajon. Ngel obligim i historiografisë shqiptare të shtetit shqiptarë që të bën publikë emrat dhe mbiemrat e këtyre “matrapazëve politikë” që janë me bollëk në strukturat menaxheriale të partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, që të mund çështja e pazgjidhur shqiptare të nxiret nga kthetrat e shërbimeve sekrete antishqiptare.

RDK i propozon PDSH-së që propozimin e sajë për bashkim që e dërgoi në adresën e gabuar të RDK-së ta dërgon në adresën e vërtet te VMRO-DPMNE dhe në këtë mënyrë të realizon ëndrën e sajë për tu kthyer në pushtet pa përkrahjen demokratike të popullit shqiptarë.

Shërbimi për Informim - RDK