20Gusht2017

Naxhi Xhelili: Projekt buxheti i vitit 2014, sinjali më serioz për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare

23.09.2013 - Buxheti i planifikikuar për vitin 2014 është buxhet politik dhe pa baza reale për tu realizuar në pjesën e të hyrave buxhetore për më shume arsye. Planifikimi i rritjes së buxhetit për 7% kur rritja e planifikuar e PBB është vetëm 3 % nuk bazohet në asnjë parametër të sigurt të ekonomisë reale.

Rritja e planifikuar prej 5% e pagave të administratës, pensioneve dhe subvencioneve bujqësore që janë shpenzime vijuese joproduktikve pa mbeshtetje reale në rritjen e investimeve dhe të ekonomis private manifeston goditje të rëndë për sektorin ekonomik nga i cili sektor duhet të financohen këto shpenzime joproduktive.

Me këtë rritje shtesë të konsumit personal në sektorin publik do të rritet edhe me shumë dallimi në paga në dëmë të sektorit privat të ekonomisë ku rrogat pësojn stagnim dhe ramje një periudhe të gjatë për shkakë të humbjes së aftësis konkuruese të këtij sektori në tregun e brendshëm dhe në atë rajonal.

Planifikimi i rritjes së shpenzimeve kapitale për 20% më shumë në krahasim me vitin 2013 dhe financimi ekskluziv i tyre nga burime kreditore të jashtëm pasqyron vendosshmërin e kësaj qeverie për ta zhytur vendin në borxh të thellë fiskal me pasoja shumë negative për qëndrueshmërinë fiskale të buxhetit në plan afatmesëm.
Struktura e inevstimeve kapitale edhe më tutje është tërësisht diskrimiunuese sepse investimet kapitale të parapara në vendbanimet ku shqiptaret janë shumicë mezi arin 3% ose afërsisht 10 milion euro nga afërsisht 370 milion euro investime kapitale të tërësishme.

Duhet të përmendet me këtë rast se edhe këto pak investime kapitale të parapara në teritoret me shumicë shqiptare në masë të konsiderushem do të anulohen me ribalnacin e buxhetit ngjajshëm si edhe në vitet paraprake buxhetore dhe shqiptarët edhe në këtë rast do ngelin me investime kapitale të premtuara por të parealizuara.

Me një fjalë bëhet fjalë për buxhet spekulativ politikë qe nuk ka baze reale per tu relaizuar në pjesën e të hyrave buxhetore dhe se i njejti është në funksion të zgjedhjeve te parakohëshme parlamentare që i pregadit qeveria e VMRO-BDI-së dhe që tashmë propagnadohen nga mediumet e afërta më VMRO dhe që financohen nga parat publike.


Naxhi Xhelili – Deputet i RDK-së