16Dhjetor2017

Lufta tregtare e qeverisë së Shkupit dhe Prishtinës produkt i paaftësisë menaxheriale të dy qeverive respektive

11.09.2013 -  Lufta tregëtare në mes të Shkupit dhe Prishtinës manifeston paaftësinë e lartë menaxheriale të dy qeverive respektive me dëm të konisderueshëm për ekonominë e Maqedonisë dhe për shqiptarët në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptarë. Lufta tregtare dhe arroganca e manifestuar nga qeveria e Shkupit pasqyron kapacitetet e dobëta menaxheriale dhe pozitën inferiore të ministrave kukulla të BDI-së në qeverinë e Shkupit. Rilindja Demokratike Kombëtare e interpreton këtë "konflikt ndërshtetëror" si një papjekuri e lartë politike e të dy qeverive për arsyet vijuese:

1. Pas ndalesës së importit të miellit dhe prudukteve të tjera të drithit nga Kosova në qershor të këtij vitit nga qeveria e Shkupit, qeveria e Prishtinës nuk ndërmori asnjë masë reciproke për më tepër se tre muaj me çka manifestoi joseriozitet të lartë në mbrojtjen e interesave të saja ekonomike,

2. Blokimi i importit të produkteve nga qeveria e Prishtinës pas 4 muajëve të embargos maqedonase është e drejtë legjitime por e vonuar dhe është kryesisht në funksion të rritjes së rejtingut politik të partive qeveritare në vigjilje të zgjedhjve lokale në Kosovë,

3. Aroganca e qeverisë së Shkupit ndaj embargos kosovare dhe marrja e "taksës haraxh" ndaj qytetarëve dhe pronarëve të automjeteve kosovare manifeston primitivizmin e skajshëm dhe nervozën e lartë si pasojë e humbjeve të mëdha ekonomike që do pësojnë kompanitë dhe në veçanti prodhuesit e produkteve bujqësore nga Maqedonia, humbje që nuk i llogariti qeveria e Shkupit kur aplikoi ndalesën e parë,

4.Mos respektimi i obligimeve që dalin nga traktati i CEFTA-së i të dy qeverive dhe në veçanti qeverisë së Shkupit si inciatore e kësaj "lufte tregtare" manifeston joseriozitein e qeverive respkektive dhe mosgatishmërinë e lartë për të zgjedhur mosmarrëveshjet në frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës reciproke.

RDK kërkon nga qeveria e Shkupit të heq menjëherë "taksën haraxh" të instaluar pa të drejtë ndaj qytetarëve dhe automjeteve kosovare si parakusht për tejkalimin e barrierave tregtare në mes të dy vendve. Logjika e thjeshtë ekonomike thotë se në momentin kur qeveria e Shkupit do të heq ndalesën për importet kosovare të cilat janë minore të njëjtën ditë edhe qeveria e Prishtinës të heq embargon ndaj importeve maqedonase në tregun kosovar.

Së fundi është me interes për qytetarët e vendit të dinë, se në cilën qendër ballkanike është duke bërë vizitë kryetari i BDI-së me ministrat e tij që nuk u dëgjohet zëri për një problem, pasojat e të cilit godasin pikërisht shqiptarët në emër të të cilëve këto persona marin mandate politike në vazhdimësi. Mos vallë kan shkuar sërish në ekzil.

Shërbimi për Informim - RDK