20Gusht2017

Këshilltarët e RDK në Strugë pasqyruan punën e tyre për 100 ditë

12.08.2013 - Këshilltarët e Rilindjes Demokratike Kombëtare në Strugë për 100 ditët e mandatit pasqyruan punën dhe angazhimet e tyre publike edhe pse Këshilli komunal deri tani ka mbajtur vetëm dy seancë deri më tani.

Në daljen e tij këshilltari Ardian Demiri tha se këshilltarët e RDK kanë mbajtur një qëndrim parimor duke mbështetur opsionin për zgjedhien e ngërcit në këtë organ dhe se mbështetja që RDK i dha kandidatit për kryetar të Këshillit të propozuar nga PDSH dhe kryetari Sela, ka ardhur si rezultat i konceptit të veprimit të partive maqedonase VMRO dhe LSDM, që si bllok maqedonas kandiduan z- njën Zunoska.

“RDK, vlerësoi se blloku shqiptar duhet të dilte si bllok dhe të mbështetej kandidati i PDSH – Qazimoski, veprim të cilin do të duhej ta bënte edhe BDI. Një qasje tjetër parimore e RDK-së, u konsumua në senacën e dytë kur kjo parti propozoi dhe kërkoi që të shtyhet seanca për një datë tjetër për faktin se Këshilli nuk mund të diskutoj për cështje financiare, urbanistike pa u formuar Komisionet e Këshillit. Me këtë, u eliminua një skandal kushtetues dhe juridik,duke dhënë shembullin se si duhet të gjykohet në Këshill” theksoi këshilltari nga rradhët e RDK-së, Ardian Demiri.

Në lidhje me spekulimet se RDK është pjesë e koalicionit në këtë mandat bashkë me PDSH dhe VMRO,Demiri sqaroi se RDK deri tani nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare,

"RDK ka pasur biseda të nivelit koordinativ me kryetarin e Komunës për cështjen e kryesuesit të Këshillit,dhe asgjë më tepër, dhe jo negociata apo biseda zyrtare me kryetarin Sela. RDK është parti me kapacitetin e nevojshme profesional dhe kadrovik,dhe si e tillë është e gatshme që të kontribojë nëse është pjesë e përgjegjësisë për qytetin e Strugës dhe qytetarëve të saj.Ndërkohë nëse RDK nuk është pjesë e shumicës lokale dhe nuk është pjesë e zgjedhjes të probleme te qytetareve,atëherë RDK është e gatshme që të funksionoj nga pozicionet opozitare’’ potencoi këshilltari Demiri.

Mes tjerash këshilltari Arban Lita tha se RDK së shpejti do të nis procesin e kontakteve të drejtpërdrejta me qytetaret e Strugës dhe do të hap zyrën për informim për qytetarët e Strugës dhe rrethinës ku të gjithë qytetaret e interesuar do të munden të shprehin shqetsëimet dhe nevojat e tyre si dhe të informohen për ceshtje të ndryshme me interes lokal.

Rilindja Demokratike Kombëtare – Dega Strugë

Shërbimi për Informim