16Dhjetor2017

Projektet që financohen nga fondacione ndërkombëtare në komunën e Gostivarit janë fituar nga RDK në mandatin 2009-2012

02.08.2013 - Reagim ndaj deklaratave të pavërteta të ministirit Ademi dhe zv. Neziri në Gostivar

Në vazhdën e dezinformatave që plasohen në opinionin publik nga udhëheqja aktuale jolegjitime e komunës së Gostivarit dalur nga zgjedhjet e marsit 2013 janë edhe deklaratat e dy zyrtarëve të lartë të qeverisë së Shkupit të bëra gjatë kësaj jave në komunën e Gostivarit.

Të gjitha projektet në lëmin e infrastrukturës rrugore, rrjetit të ujësjellsit dhe kanalizimit, ndriçimit publik dhe arsimit që aktualisht janë duke u zbatuar në komunën e Gostivarit dhe peshojnë disa miliona euro dhe që financohen nga fondacione ndërkombëtare janë projekte të fituara ekskluzivisht nga udhëheqësia e komunës së Gostivarit e mandatit 2009-2013 nën udhëheqjen e prof.dr.Rufi Osmanit.

Është për tu befasuar fakti se si dy zyrtarët e lart të BDI-së në qeverin e Nikolla Gruevskit duke mos respektuar normat minimale të etikës politike dhe publike deklarojnë se gjoja meritat për këto projekte i takojnë udhëheqësisë komunale të Gostivarit të dalur nga zgjedhjet e manipuluara të marsit të vitit 2013.

Konstatimet e kësaj natyre janë në tërësi të pavërteta sepse dy zyrtarët e BDI-së duhet ta dinë se për shumicën e këtyre projekteve fazat e aplikimit, shqyrtimit dhe miratimit kanë qenë faza shumë të ndërlikuara dhe të shoqëruara me përmbushjen e shumë kritereve të stabilitetit financiar dhe të refromave strukturore në komunë dhe në NPK, fakte këto që kanë kërkuar angazhim shumë profesional në periudhën 2009-2012. Në funksion të informimit objektiv të opinionit publik sjellim faktet e më poshtme:

1.Raportin për investimet publike të realizuara, investimet në realizimin vijues dhe investimet në fazën e aplikimit nga komuna e Gostivarit në shumën e përgjithshme prej 12,5 milion euro për periudhën 2009-2012 të publikuara nga zyra e ZHEL-it. Kopje të Raportit në shtojcë të këtij demanti.

2. Stacioni filtrues nuk do të vihet në përdorim deri në fund të këtij viti siç deklaron z.Ademi sepse me ribalansin e buxhetit të RM-së për 2013 financimi për këtë projekt bartet në vitin 2014. Objekti është karabina dhe mungojnë elementet kryesore (filtrat) që të vihet në përdorim. Sipas buxhetit të paraparë ky stacioni filtrues duhet të perfundojë në fund të 2014, që sipas dinamikës së deritashme nuk ka kurfarë gjasash reale të përmbyllet. Përndryshe kjo epizodë tragjikomike e stacionit të filtrimit tashmë zgjat 20 vite dhe përgjegjësia është ekskluzive e qeverisë së RM-së.

3.Në faqen zyrtare të SECO për donacionin e qeverisë zvicerane në shumë prej 2,5 milion franga do të gjeni dëshmi materiale për periudhen e fillimit të projektit me të cilin është paraparë ndërtimi i rezervoarit për 2000 m3, përpunimin e Masterplanit për ujësjellsin, rehabilitimin e kaptazhës në Vërtok dhe lidhjen e dy linjave për furnizimin me ujin për pije. Veb faqeja e më poshtme për verifikim.

http://www.swiss-cooperation.admin.ch/macedonia/en/Home/Water/Gostivar_Water_Supply_Project

4. Investimin që realizohet në shkollen fillore “Bashkimi” dhe që financohet nga Banka Qendrore Europiane dhe kontrata është nënshkruar ëe tetor të vitit 2012 në kohën kur komuna udhëhiqej nga kuader i RDK-së. Ky fakt verifikohet në ëeb faqen e më poshtme.

http://www.mon.gov.mk/index.php/aktivnosti/1265-grant-za-16-uchilishta

4. Deponia RUSINO, është projekt i cili në periudhën 3 vjeçare është udhëhequr nga ministria e Ekologjisë dhe nga qendra rajonale e Pollogut nëpërmjet procedurës së diaogut konkurues. Antarë të komisionit nga komuna e Gostivarit në periudhën 2009-2013 kanë qenë ekspertë të dëshmuar të lëmive përkatesë ndërsa tani përfaqësues të komunës janë persona që nuk kanë kurfarë përgaditje profesionale për të finalzuar këtë projekt me rëndësi të madhe ekologjike për rajonin e Pollogut.

Sfida e menaxhimit final të këtij projekti lidhet jo vetëm me aspketet ekologjike por edhe me kushtet me të cilat do t`i jepet konecsionerit në veçanti në aspket të rritjes së çmimit të hedhurinave dhe të garancioneve financiare buxhetore që duhet komunat ti japin koncesionerit. Nëse gjykojmë në bazë të politikës së rritjes së çmimit për ujin e pijes në Gostivar atëhere qytetarët e Pollogut nuk duhet të befasohen nëse garninurat e BDI-së në Gostivar dhe Tetovë bien dakord që çmimi i hedhurinave të ritet për 500% siç kërkojn koncesionet që janë në konkurencë. Me këtë veprim do të goditej rëndë standardi edhe ashtu i renuar social i qytetatrëve të Gostivarit dhe Tetovës.

Gostivat - Zyra e projekteve dhe zhvillimit ekonomik lokal pranë RDK-së.