16Dhjetor2017

Kryetari Rufi Osmani, uron kryetarin e ri të PD-së Lulzim Basha

27.07.2013 - I nderuari kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha,

Zgjedhja juaj si kryetar i Partisë Demokartike është një fillim i mbarë për partinë tuaj dhe njëherit konfirmon avansimin e kulturës demokratike politike në Republikën e Shqipërisë. Duke qenë i sigurtë në potencilin tuaj politik, angazhimin tuaj demokratik dhe vizionin tuaj për një të nesërme më të mirë në dobi të PD-së dhe të Shqiperisë ju urojmë suksese në postin e kryetarit të PD-së.

 

 

Zgjedhja juaj nëpërmjet mekanizmit demokratik “një antar një votë” manifeston potencialin e mirëfillit demokratik të antarësisë së PD-së, fakt ky që është garancion se ju do keni përkrahje të plotë demokratike për të bërë reformat e domosdoshme organizative, strukturore dhe kuadrovike për të ringritur PD-në në nivel të partive moderne europiane të spektrit të djathtë.

 

Më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare të Ju uroj fitoren në zgjedhjet demokratike për kryetar të Partisë Demokratike dhe Ju dëshiroj sukses në angazhimin tuaj politik në dobi të PD-së, popullit shqiptarë dhe Republikës së Shqipërisë.

 

Me Respekt
Kryetari I Rilindjes Demokratike Kombëtare
Rufi Osmani