23Tetor2017

Kryetari Osmani uron kreun e PS-së dhe LSI-së

27.06.2013 - Në letrën drejtuar kryetarit të PS-së Edi Ramës, Rufi Osmani shkruan:

“I nderuari Z. Edi Rama, 

Fitorja juaj plebishitare në zgjedhjet e fundit parlamentare nëpërmjet votës së lirë të shqiptarëve është votë për ndryshimin e shumëpritur për përfundimin e tranzicionit dhe realizimit të Rilindjes së mirëfillit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Angazhimi juaj konzistent, dija dhe vullneti i çeliktë për të bërë ndryshimet e mëdha morën verdiktin e popullit shqiptarë në mbarë Shqipërinë. Programi juaj për rilindje ekonomike, arsimore, institucionale dhe në përgjithesi për rikthim të shpresës së popullit të shteti shqiptarë meriton respket dhe përkrahje të plotë.

Mbajmë bindjen se Alenca për Shqipërinë Europiane do bën Shqipërin dhe shqiptarët në nje përiudhë afatmesme pjesë e familjes europiane dhe do rikthen besimin e humbur popullor te institucionet e shtetit shqiptarë.

Më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal të Ju uroj fitoren në zgjedhjet demokratike dhe uroj që angazhimi juaj në katër vitet e ardhëshme të rilind Shqipërinë dhe kombin shqiptarë duke e bërë Shqipërinë vend i punës, nderit dhe progresit”.

Kryetari Osmani gjithashtu përgëzoi edhe kryetarin e LSI-së Ilir Metën për sukesin e arritur.

“I nderuari Z. Ilir Meta,

Pas një garë demokratike tepër sfiduese të zgjedhjeve të 23 qershorit, populli shqipëtar votoi dhe bëri kthesën e madhe politike duke votuar LSI-në dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane.

Roli i LSI si forcë reformatore dhe vendimtare për të bërë kthesën e madhe me në krye me Ju si lider modern, është një rast i paprecedent pozitiv që do shënohet në analet e historisë moderne politike. Mbajmë bindjen se Aleanca për Shqipërinë Europiane do bën Shqipërinë dhe shqiptarët në një përiudhë afatmesme pjesë e familjes europiane dhe do rikthen besimin e humbur popullor të institucionet e shtetit shqiptarë.

Më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal të Ju uroj fitoren dhe suksesin tuaj si parti. Uroj që angazhimi juaj në katër vitet e ardhëshme me Shqipërinë dhe kombin shqipëtar të sjell suksese historike”.

Me Respekt
Kryetari I Rilindjes Demokratike Kombëtare
Rufi Osmani