20Gusht2017

Deklarata protestuese ndaj veprimeve antiligjore të regjimit të Nevzat Bejtës

16.05.2013 - Sot në praninë e mediumeve u mbajt protesta e të larguarve nga puna, drejtorët e shkollave komunale të shakruar në mënyrë joligjore, deputetët dhe grupi i këshilltarëve të RDK-së.  Para të pranishmive deklaratën e protestuesve e shpalosi Naxhi Xhelili. 

“Jemi mbledhur sot ne përfaqësuesit e vërtetë të popullit shqiptarë , deputetët e RDK-së, Këshiltarët komunal, drejtorët legjitim dhe të larguarit nga puna që të ngrejmë zërin e protestës kundër shumë dukurive negative që janë duke ndodhur në Komunën e Gostivarit për më pak se një muaj prej kur ndodhi ndrimi jodemokratik i pushtetit komunal në Gostivar.

Në këtë protestë janë prezent vetëm personat të cileve pa të drejtë, në kundërshtim me ligjet në fuqi ju është ndërprerë marrëdhënia e punës, janë degraduar në vendet e punës dhe janë shkarkuar nga postet udheheqëse vetëm se kanë bindje tjetër politike të ndryshme nga udheheqësit komunal të BDI-së.

Protestojmë kundër një revanshizmi të egër dhe të paparë politik dhe etnik që tejkalon përmasat e diferencimeve më të egra të kohës së komunizimit dhe të marksizëm leninizmit.
Protestojmë kundër partizimit të skajshëm të arsimit publik, administratës komunale, ndërrmarjes publike , kopshteve për fëmijë dhe çdo instititucioni të qeverisjes lokale.

Protestojmë kundër mobingut të paparë që sot bëhet nga një kryetar jolegjitim që nuk është votuar nga populli shqiptar dhe kundër drejtorëve jolegjitim të tij të cilet pa kurfarë morali dhe etike institucionale nxjerin nga puna profesor, administrator, inxhinier, ekonomista , jurista dhe qytetar social me çka u rezikohet ekzistenca sociale mbi 300 familjeve shqiptare.

Protestojmë kundër dukurisë së shëmtuar të nënçmimit të administratoreve dhe profesorëve në vendet e punes nga ky kryetar joligjitim dhe drejtorët e tij të cilët degradojnë inxhineret, ekonomistët dhe juristet duke u dhënë vendime për të qën rojtar, inkasant, pastrues ose edhe më poshtë në kundërshtim me të gjitha normat dhe logjikën e njerzve normal.

Sot para jush ngrejmë zërin e protestës kundër drejtorëve të dhunshëm në shkolla të cilet thyejn zyrat e kolegëve me aparate mekanike , të cilet largojnë me dhunë fizike profesorët nga kabinetet e tyre , të cilet në mënyrë të dhuneshme ua marin pajisjet elektronike profesorëve , të cilët ofendojnë profesorët me fjalët më të rënda dhe që dënojnë me gjoba të larta financiare nga 6 muaj profesorët për çeshtje banale vetëm e vetëm pse nuk janë anetar të BDI-së.

Sot protestojmë dhe dënojm ashpër heshtjen e institucioneve publike të cilët janë të obliguar me ligj të mbrojnë të drejtat nga puna, të drejtat e nejriut dhe të ndalojnë këtë anarki juridike dhe institucionale siç janë Inspektorati Shtetror i Arsimit , inspektoriti shteror për punë, sindikati , avokati i popullit , gjykatat dhe të gjitha institucionet tjera të cilat janë shëndëruar në vegla të verbëra në funksion të mbrojtjes të një politike destruktive të paparë deri më sot.

Sot jemi këtu tu tregojmë se ne nuk ju frikohemi juve dhe bandave tuaja dhe se shumë shpejt ju që dhunuat votën e lirë të popullit shqiptarë do rëzoheni nga zullumi dhe krimi që ju solli në këto pozicione udheheqëse politike jo për të punuar për popullin por për të dëmtuar popullin”, tha Naxhi Xhelili.

Në protest mbajti fjalim edhe koordinatori i grupit të këshilltarëve Vesel Memedi I cili tha se nga ky kryetar jolegjitim janë të pritura këta veprime i cili I ngjason Luigjit XVI.

“Shkarkimet e drejtorëve, punëtorëve ndodhin vetëm në Gostivar. Heshtja e institucioneve që duhet të mbrojnë punëtorët , argumenton se sistemi juridik ka falimentuar. Këtu jemi personat që u janë shkelë të drejtat dhe dhe këta janë reprezent e 18.250 votave, sepse ne nuk frikësohemi dhe nëse nuk ndaloni me këto punë do të shihni reagime më të ashpra demokratike” theksoi Vesel Memedi.

Para protestuesve dhe mediumeve mbajtën fjalim edhe drejtorët e shkollave komunale të shkarkuar në mënyrë joligjore.

Drejtori i shkollës së mesme komunale “Gjimnazi” Arben Ademi tha se sot ka marë procesverbalin e Inspektorati Shtetror të Arsim se shkarimi I tij është joligjor dhe së shpejti do të vazhdoj punën si drejtor i shkollës.

Vullent Çerkezi inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë i punësuar në Ndërrmarjen Publike Komunale prej pozitës inxhinier në përgaditje i degraduar në arkëtues (inkasante) tha se strukturat e reja udheheqëse nuk e respektojnë zhvendosjen në punë sipas nivelit të arsimit dhe gjithashtu theksoi një rast të vaçant ku për herë të parë një grua nga vendi i punës përkthyese bëhet arkëtuese (inkasante).

Para protestuesve dhe mediumeve mbajti fjalim deputetja e RDK-së Flamure Demiri Kreci dhe drejtorët e shkollave të tjera komunale të shkarkuar në mënyrë joligjore.

Deputetët dhe keshilltarët e RDK-së