20Gusht2017

Pseudopatriotët myslimanë


05.04.2013 - Piunët servilë dhe tajfa e re e Bejtës,e cila beson në grahmat e fundit të padronit të tyre, sikurse nuk kanë guximin të dalin publikisht me emër dhe mbiemër në shkrimet e tyre, por fshihen pas njëfarë Xhevat Xhemaili, njeri i diasporës, duke kritikuar fjalimin e Rufi Osmanit në njërën nga Xhamitë në Zvicër.

Intrigat dhe manipulimet me opinionin nga ana e oponentëve tanë politikë nuk kanë fund, ata rriten dita- ditës, ashtu sikurse rritet edhe zullumi i tyre. Të kapluar nga ethet e humbjes dhe frika se do të shkrihen si individualistë politikë, ata harxhojnë edhe atomet e fundit të energjisë së tyre të pakët nëpër shkrime e opinione të ndryshme, duke sharë dhe ofenduar personalitetin e kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Komunës së Gostivarit, Rufi Osmanit i cili tashmë e mori verdiktin nga ana e elektoratit gostivaras.

 

 

Piunët servilë dhe tajfa e re e Bejtës, e cila beson në grahmat e fundit të padronit të tyre, sikurse nuk kanë guximin të dalin publikisht me emër dhe mbiemër në shkrimet e tyre, por fshihen pas njëfarë Xhevat Xhemaili, njeri i diasporës, duke kritikuar fjalimin e Rufi Osmanit në njërën nga Xhamitë në Zvicër.

Janë pikërisht këta të rinj të pacipë të cilët e kritikojnë fjalimin e Rufi Osmanit, madhështojnë vendin ku është mbajtur fjalimi, ndërsa nga ana tjetër janë të verbër në premtimet e shefit të tyre se do të ndërtojë kishave dhe manastire, janë ata të rinjë të cilët mburren gjoja se janë myslimanë të devotshëm, ndërsa nga ana tjetër përkrahin një alkoolist, kushedi ndoshta në mesin e tyre ka edhe nga ata të cilët ia shkojnë shefit të tyre me alkool, janë ata të rinjë të cilët në publik paraqiten si dashamirës të fesë islame, ndërsa nga ana tjetër e duartrokasin kryeplakun (kryespiunin) e partisë kur ai me meselet dhe barcaletat e tij ofendon muslimanët shqiptarë.

Në pamundësi që të gjejnë ndonjë dobësi të liderit Rufi Osmani, ata mundohen të njollosin atë dhe përkrahësit e tij me epitetet më të ulta, jonjerëzore dhe vullgare, ndërsa nga ana tjetër harrojnë veprën dhe kontributin e tij në arsimin shqip në vend, kontributin e tij në politikën shqiptare në vend duke ofruar idenë për unifikim ndërpartiak shqiptar, kontributin e tij në emër të patriotizmit shqiptar në vend,duke sakrifikuar veten e tij për flamurin shqiptar dhe përkrahjen morale e financiare gjatë konfliktit të vitit 2001.

Të kapluar nga paniku i humbjes, mikpritja madhështore që i është bërë liderit Osmani nga ana e mërgimtarëve shqiptarë, premtimi i tyre se në ditën e zgjedhjeve do të vërshojnë nëpër vendvotime për të vulosur fitoren e madhe të RDK-së, dhe bashkëpunimi I paralajmëruar ndëropozitar në këto zgjedhje, sikur i ka tërbuar ‘’kafshët darvinistë’’ të cilët vërshojnë me fletushka e pamflete nëpër shtëpitë e maqedonasve dhe kërkojnë vota nga ata sepse votat e shqiptarëve janë të rezervuara për RDK.

A është ky patriotizëm shqiptar ashtu siç lëvdohet Artan Grubi apo patriotizëm miks (maqedonas-romë-boshnjakë)? A është ky interes i përgjithshëm shqiptar apo interes i një grupacioni të ngushtë partiak?A janë këto vota të cilat garantojnë siguri për shqiptarët apo vota të cilat ndoshta do të përsërisin një KALA të dytë me epiqendër Gostivarin? A janë këto vota të cilat garantojnë siguri për shqiptarët, apo vota të cilat ndoshta do të përsërisin një vrasje të dyfishtë në Gostivar me autorë tjerë? A janë këto vota që garantojnë përparim dhe zhvillim në Komunën e Gostivarit, apo vota të cilat do të shërbejnë si hakmarrje për debaklin në vitin 2009?

Shqiptarët e Gostivarit e kanë mundësinë reale t’i dënojnë këta persona qëllimkëqinj dhe përgjithmonë t’i pensionojnë ata politikisht. Shqiptarët e Gostivarit kanë mundësinë reale të përkrahin njeriun me vizion, njeriun punëtor dhe njeriun i cili është në shërbim të tyre.

Dhë për në fund: Jetesa më e mirë është rreth detit ose rreth mbretit.

Gostivari nuk ka det, por ka një mbret.

RINIA RILINDËSE KOMBËTARE