16Dhjetor2017

Komplekset dhe njollat e një liliputi pseudointelektual nuk përbëjnë problem për RDK-në

04.04.2013 - Sot në një takim me mysafirë nga OSBE, në selinë e RDK-së në Shkup, përfaqësuesit e RDK-së, ofruan dokumente dhe fakte të shumta për manipulimin e zgjedhjeve të 24 marsit. Mes tyre OSBE-së ju ofrua edhe një foto e publikuar nga vet shefi i kabinetit të BDI-së, Artan Grubi, në faqen e tij personale në ‘facebook’, ku ai mburrej me një fletëvotim, në të cilin ishte rumbullakësuar numri 17 me emrin e tij.

Fotografimi i votimit personal nga një votues përbën veprim të paligjshëm dhe dënohet ligjërisht, meqë ai përbën mekanizëm për kushtëzimin e personit për të dokumentuar votën e tij për një kandidat të caktuar, në këmbim të një përfitimi.
Gjithashtu, përfaqësuesit e RDK-së mes shumë dokumenteve tjera ju ofruan mysafirëve nga OSBE edhe fotografi të pjesëtarëve të komunitetit rom duke mbajtur posterët e Artan Grubit dhe partisë shqiptare në pushtet në mitingjet e BDI-së në Shkup.

 

Kjo u pa e nevojshme, jo për të demantuar përrallën e BDI-së për aleancën me popullin shqiptar, as për të nënvlerësuar bashkëqytetarët romë, gjendja e të cilëve gjithashtu është e mjeruar, por për t’ju dëshmuar të huajve se si manipulohet kjo popullatë e varfër që nuk ka asnjë arsye për të marrë pjesë në mitingjet e Artan Grubit, pos ndonjë përfitimi të vogël material.

Votat e pista të Artan Grubit, por të numëruar nga miku i tij Subhi Jakupi, të njollosura edhe me falsifikimin flagrant tashmë të denoncuara në Çair, janë shumë më të pakta se votat e dikurshme të Millosheviqit për nga numri, por për nga mekanizmi se si janë marrë dhe fatkeqësia që i sjellin popullit të vet kanë po të njejtën vlerë dhe kuptim si votat e Millosheviqit dikur. 
Thirrjet për gjakderdhje mes shqiptarëve në ditën e votimeve me 24 mars përmes shpërthimit të raketave në kutitë e votimit janë kulmi i mjerimit intelektual të disa personave të pavlerë.

Fatkeqësisht, Artan Grubi njihet si bartës i rrugaçërinë politike nga arenat e stadiumeve në komunikimin e përditshëm ndërpartiak.

Artan Grubi dhe struktura e tij politike mafioze duhet të dinë një çështje elementare nga logjika dhe matematika, se rezultati zgjedhor numërohet në përfundim te rrethit të dytë zgjedhor dhe jo në rrethin e parë. Durim Artan Grubi, ti politikan i kuzhinave mafioze politike, deri në përfundim të rrethit të dytë zgjedhor dhe do vërtetohesh se prof.dr.Rufi Osmani vlera e vërtetë intelektuale, kombëtare dhe morale e politikës shqiptare në vendin ku qeveris mafia politike, do t’i mbetet besnik konstatimit të tij publik të prezantuar në media.

Shërbimi për informim - RDK