18Dhjetor2017

Politikat e kryetarit Osmani ndaj objekteve fetare kanë qenë të drejta dhe të ekuilibruara

04.04.2013 - Pas shpifjeve dhe dezinformatave të shumta të liferuara në rrjetet sociale nga ana e BDI-së, ndjejmë për obligim që opinionin publik të Gostivarit dhe më gjerë, ta njoftojmë me realitetin objektiv në lidhje me qasjen e kryetarit Rufi Osmani ndaj objekteve fetare Islame.

Parimisht dhe në vazhdimësi, politikat e kryetarit Osmani ndaj objekteve fetare në mandatin 4 vjeçar, kanë qenë të drejta dhe të ekuilibruara pa dallim se cilës fe i përkasin ato objekte. Në lidhje me këtë ju ofrojmë faktet në vijim:

 

  1.     Në Planin Gjeneral Urbanistik të Gostivarit, është inkorporuar Xhamia e Rinisë ( skica 1) e cila në Planin Gjeneral Urbanistik të vitit 2005 ka qenë e paraparë për banim individual (skica 1-1) dhe tani është paraparë për XHAMI.
   2.    Në Planin Gjeneral Urbanistik është inkorporuar Xhamia në lagjen Mllaki (skica 2) e cila në Planin Gjeneral Urbanistik të vitit 2005 ka qenë e paraparë për parkim (skica 2-2) dhe tani është paraparë për XHAMI.
   3.    Në Planin Gjeneral Urbanistik të vitit 2005 varrezat te lagja Lajthia - përballë fakultetit kanë qenë të parapara vetëm për varreza (skica 3-3) kurse tani me ndryshimin e Planit Gjeneral Urbanistik në të njëjtën mund të ndërtohet edhe XHAMI E RE (skica-3).
   4.    Në Planin Gjeneral Urbanistik të vitit 2005 varrezat e Romëve te lagjja Lajthia kanë qenë të parapara vetëm për varreza (skica 4-4) kurse tani me ndryshimin e Planit Gjeneral Urbanistik në të njëjtën mund të ndërtohet edhe XHAMI E RE. (skica 4).
    5.    Me ndryshimin dhe plotësimin e Planit Gjeneral Urbanistik kemi bërë inkorporimin e kërkesës së BFI-së për te Tregu i vogël (për ambiente fetare dhe afariste).
   6.    Nga Sektori i Urbanizmit pranë Komunës së Gostivarit është dhënë leje për xhami në fshatin Debresh për të cilën Komuna e Gostivarit ka bërë lirim nga kompensimi  për rregullimin e tokës ndërtimore (komunalie).
   7.    Komuna e Gostivarit në relacione të ngushta me BFI-në ka asistuar në përgatitjen e fizibiliti studimit dhe konsultimeve profesionale në lidhje me investimin e paraparë të tyre në qendër të qytetit, respektivisht te parkingu i tanishëm, tek udhëkryqi në mes të Bul. Goce Dellçev dhe Bul. Braqa Gjinoski.
   8.    Në fund të vitit 2012, Komuna e Gostivarit ka pranuar kërkesën e KOM-it për inicim të procedurës së Dokumentacionit Lokal Urbanistik Planor, një e drejtë ligjore që u takon të gjithëve, duke respektuar normativat dhe standardet ligjore të planifikimit urban.

Nga e gjithë kjo, shumë lehtë mund të konstatohet se Komuna e Gostivarit, nën udhëheqjen e kryetarit Rufi Osmani, nuk ka bërë politikë diskriminuese ndaj asnjë komuniteti fetar apo etnik, por gjithnjë duke mbajtur llogari se komuniteti fetar islam paraqet popullatën dominante në komunën e Gostivarit.

Gjithashtu njoftojmë opinionin se Rufi Osmani dhe RDK nuk ka asnjë lidhje me shpërndarjen e afisheve nëpwr banesat e maqedonasve në Gostivar dhe fuqimisht është i përcaktuar për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike dhe ndërfetare.

Bashkëlidhur me këtë komunikatë, ofrojmë edhe skicat përkatëse nga Dokumentacioni urbanistik planor i Komunës së Gostivarit.

 

 

Shërbimi për informim – RDK