16Dhjetor2017

DEMANTIM I LAJMIT TË DHËNË NË ALSAT-M DHE DEKLARIMEVE TE BDI-SË

03.04.2013 - RDK shpreh keqardhjen për informim jo të saktë të deklaratave të zyrtarëve të saj në lajmet e TV ALSAT-M dhe njofton opinionin se:

Përhapja e lajmit se RDK do t’i mbështesë kandidatët e PDSH-së në raundin e dytë nuk përkon me deklarimin në konferencën e shtypit sot se RDK do të autorizojë Kryesitë e degëve të RDK-së që të zhvillojnë negociata për bashkëpunim potencial me kandidatët e partisë tjetër opozitare shqiptare, PDSH-së, në komunat në të cilat garojnë kandidatë shqiptarë, negociata këto që as nuk kanë filluar, as nuk dihet se a do të zhvillohen e as se si do të përfundojnë!

RDK shpreh keqardhjen që nuk ka patur mundësi të reklamohet në ALSAT-M ku i është kërkuar 10 euro për një sekondë të vetme dhe shpreh habinë për shpenzimet e mëdha të bëra nga BDI, e cila vetëm në ALSAT-M, vetëm për 19 ditë fushatë, ka paguar mbi 156.000 euro për reklamimin e saj, pa përmendur shpenzimet tjera marramendëse gjatë fushatës zgjedhore.

Megjithë manipulimet dhe keqpërdorimet e shumta, Kandidati i RDK-së për kryetar komune në Gostivar është në përparësi pas raundit të parë me 701 vota dhe këtë tashmë e dijnë të gjithë, përveç personave dhe mediumeve të verbuara politikisht.

Prognozat e ndryshme politike apo partiake asnjëherë nuk mund të realizohen e as të rezultojnë të sakta në një terren ku mbretëron stili latino-amerikan i zgjedhjeve, ku ka blerje massive të votave dhe ku vet komisionet komunale zgjedhore janë të përfshira në falsifikimin e rezultateve të votimeve, siç ishte rasti i fundit në komunën e Çairit.

RDK dhe funksionarët e saj nuk e shohin të nevojshme të ju japin llogari njerëzve të diskredituar me deklarimet e tyre të sëmura për shpërthime raketash tomahok mes shqiptarëve në kutitë e votimit, e aq më pak jo Artan Grubit që nuk përfaqëson asnjë vlerë morale apo intelektuale në shoqërinë shqiptare në Maqedoni.

Shërbimi për Informim - RDK