16Dhjetor2017

Kryetari Rufi Osmani merr përkrahje të fuqishme nga mërgimtarët shqiptarë në Zvicër

30.03.2013 - Kryetari i RDK-së Rufi Osmani i shoqëruar nga prof. Vesel Memedi është duke realizuar një vizitë pune me mërgimtarët shqiptarë në Europën Perëndimore. Në më shumë klube të shqiptarëve në Zvicer në kanton Turgau, Sant Galen dhe në vendbanime tjera elaboroi procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale në rrethin e parë të organziuara më 24 mars 2013. 

Kryetari Osmani argumentoi keqpërdorimet dhe manipulimet e mëdha që procesit zgjedhor i janë bërë nga kandidatët e BDI-së në të gjitha komunat shqiptare në Maqedoni. Në epiqendër të kritikave të kryetarit Osmani ishin dukuritë e blerjes masive të votave nga kandidatët e BDI-së nga parat e pista nga komuniteti rom dhe nga njerëz me status të vobegët social, kërcënimet e shumëta nga persona me dosje krimianle që u bëhen qytetarëve dhe afaristëve, votimi nëpërmjet të ashtuquajturit trenit bullgar dhe manipulimet e shumëta nga komisionet në vendvotime.

 Ky dhunim i procesit zgjedhor në esencë synon të kriminalizon procesin zgjedhor dhe të mbivoton vullnetin e popullit shqiptarë.

Këtë kriminalizim të vullnetit politik të popullit shqiptarë mundet ta ndal ardhja masovike e mërgimtarëve dhe votimi i tyre në vendlindje. Shumica e gurbetçinjëve i shprehën përkrahje kryetarit Osmani dhe i premtuan se masovikisht do jenë për votime në rrethin e dytë zgedhor më datë 7 prill 2013.     

zvicerzvicerzvicerzvicerzvicerzvicerzvicer