17Gusht2017

REAGIM I DEGËS SË RDK-së NË KUMANOVË NDAJ HEQJES SË BANDEROLAVE TË RDK-së NË KËTË QYTET

22.03.2013 - Dje në orët e mbrëmjes, mes orës 21.00 dhe 22.00, persona të paidentifikuar në qytetin e Kumanovës kanë hequr të gjitha banderolat e RDK-së, të vendosura më parë.
Ky veprim në mënyrë konkrete asocon në frikën e ngjallur tek partitë tjera politike nga aktivitetet e shumta të RDK-së në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Megjithatë, heqja e banderoleve nuk mund t'i ndryshojë aspak bindjet e njerëzve, se RDK, si kudo tjetër, edhe në Kumanovë, ka projekte konkrete dhe vizion për ardhmërinë e shqiptarëve, prandaj do të përkrahet fuqishëm nga populli shqiptar.

Veprimet e  tilla ndaj oponentëve politikë, jo vetëm që tregojnë frikën e partive të caktuara nga konkurrenca e ndershme, por tregojnë edhe mungesën e kulturës demokratike dhe garimit të ndershmë në zgjedhje.
Ju bëjmë thirrje partive tjera politike, të cilave ju pengon prania dhe mbështetja për RDK-në, që të përmbahen nga akte të tilla të ulta dhe veprime jokorrekte, sepse me veprimet e tyre nuk mund ta ulin aspak imazhin dhe rejtingun e RDK-së, por vetëm mund t'ju tregojnë edhe një herë shqiptarëve se janë po ata të njejtët që në të kaluarën u kanë sjellë atyre vetëm fatkeqësi në ditën e votimit.

Kryetari i shtabit zgjedhor të RDK-së në Kumanovë,
Shenasi Xheladini