17Gusht2017

RDK mbajti tubim në Tetovë dhe Pirok

21.03.2013 - Rilindja Demokratike Kombëtare dje në praninë e Kryetarit Rufi Osmani dhe para shumë simpatizantëve mbajti tubim në Tetovë dhe në fshatin Pirok të komunës së Bogovinës.
Kandidati për kryetar i komunës së Tetovë Izet Zeqiri, kërkoi mbështetje nga qytetarët për ta nxjerrë nga situata e rëndë momentale këtë komunë, e cila ballafaqohet më shumë probleme në të gjitha sferat e jetës.
“Sot Tetova është një qytet i pa shpresë në aspektin ekonomik, social, kulturor. Kjo situatë e rëndë dhe shqetësuese është krijuar nga kryetarët e tanishëm të pa aftë, të cilët nuk kanë qenë në gjendje për ti përdorur resurset e mëdha që posedon kjo komunë. Unë mund të bëjë shumë për Tetovën, sepse i njoh problemet me të cilat ballafaqoheni, mungesën e ujit të pijshëm, mungesës e rrjeteve të kanalizimit, rrugët, parqet, mjedisin, mungesën e investimeve dhe sidomos pa punësinë e shumë të rinjve”, deklaroi Zeqiri.
Ai u premtoi qytetarëve të Tetovës se në mandatin 4 vjeçar do të realizoj shumë projekte konkrete në sferën e infrastrukturës, arsimit, kulturës, sportit dhe mbrojtjes sociale duke përmendur edhe shifra konkrete për projektet përkatëse.
“Kam nderin ta promovoj njeriun e vërtet për Tetovën, njeriun i cili është shpresa për një të ardhme dhe perspektivë më të mirë. Izet Zeqirin, njeriun i cili ka moral dhe dije dhe që është projekt menaxher i dëshmuar. Këto janë vlera të cilat nuk i posedojnë kundër-kandidatët tanë në Tetovë dhe në qytetet e tjera. Qytetarët e Tetovës nuk duhet të brengosen se a do të ketë financa për projektet kryesore të prof. Izet Zeqiri. Këto para do të sigurohen nga Brukseli, Uashingtoni, Berlini dhe fondacione të tjera ndërkombëtare dhe kështu ai do t’i realizojë premtimet e dhëna dhe do t’i zgjidhë problemet kryesore me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune”, tha kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.

Ai i ftoi të pranishmit të bëjnë një krahasim ndërmjet kandidatëve oponent të Izet Zeqirit, duke thënë se në këto 4 vite Tetova është keqmenaxhuar në pushtetin lokal, ndërsa nga pushteti qendror ka qenë e diskriminuar në sferën e investimeve kapitale në tërësi së bashku me Gostivarin si dy komuna më të mëdha shqiptare që janë udhëhequr nga politikan opozitar.
Kundërkandidatja e BDI-së për Tetovën shëtit dhe premton se qeveria e saj nëse ajo zgjidhet kryetare e Tetovës do bëjë shume investime kapitale në Tetovë. Pyetja logjike është se kush e pengoi qeverinë BDI-VMRO që në mes të dimrit për Qendrën për Kulturë të mos sigurojë naftë, kush e ndaloi atë qeveri që nuk siguroi pajisje të reja për spitalin e Tetovës, kush e pengoi të mos investojë në infrastrukturë, kush e pengoi që nuk vuri në funksion zonën ekonomike në Tetovë potencoi Osmani
Ai akuzoi partinë në pushtet se nuk ka bërë asgjë për avancimin e decentralizimin ekonomik dhe financiar të pushtetit lokal sepse i është nënshtruar në tërësi programit të partnerit të saj maqedonas. Nuk ka autonomi lokale nëse ajo autonomi nuk shoqërohet me para publike për investime kapitale. Këto bllokada dhe këtë diskriminim të qëllimit në Gostivar e tejkaluam me reformat e shumta që i realizuam dhe me asistencën e institucioneve relevante financiare ndërkombëtare, sepse ne RDK nuk ka gjeneral të tomahovkave të kota por ka gjeneral të dijes dhe projekteve nënvizoi Osmani.
Në këtë tubim të pranishmëve iu drejtuan edhe bartësi i listës për komunën e Tetovës Hamdi Saiti, kandidatët për kryetar të komunës së Tearcës dhe Bogovinës Ramadan Idrizi dhe Agim Rahimi, si dhe shefi i shtabit qendror zgjedhor Artan Dika.
Mbrëmë RDK mbajti tubim edhe në fshatin Pirok të komunës së Bogovinës, ndërsa sot në orën 17:30 në sheshin e qytetit të Gostivarit do të mbajë tubimin qendror parazgjedhor.

Shërbimi për Informim - RDK

tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13tetove13