16Dhjetor2017

RDK – tubime në Çegran dhe Balindoll

19.03.2013 - Aktivitet parazgjedhore, kryetari i RDK-së, Rufi Osmani të hënën i zhvilloi në Çegran dhe Balindoll të komunës së Gostivarit. Banorëve të Çegranit dhe Balindollit, kryetari Rufi Osmani u premoti investime të shumta në këto dy fshatra dhe i ftoi ata që të mbështesin kandidatët e RDK-së në zgjedhjet e 24 marsit.

“Ne si komunë, kemi bërë 8 milion euro investime në mandatin e shkuar, ndërkohë që kemi paguar edhe të gjitha borxhet e trashëguara. Arritëm që ta bëjmë këtë sepse ne nuk vjedhim siç kanë vjedhur dhe vjedhin të tjerët. Ne kemi investuar rreth 1 milion euro vetëm në Çegran dhe Forinë, ndërsa për mandatin e ardhshëm kemi siguruar mjete për investime kapitale në lartësi prej 20 milion eurosh, një pjesë e konsiderueshme e të cilave dedikohen për fshatin Çegran. Pas katër vitesh Çegrani dhe Forina do të kenë ndriçim komplet të ri siç e ka Gostivari, do të ketë disa fabrika të ndërtuara në zonën ekonomike, të gjitha rrugët do të jenë të asfaltuara dhe të gjitha rrugicat më të vogla të fshatit do të jenë shtruar me pllaka bekatoni, ndërsa do të jetë zgjidhur edhe problem me kanalizimin fekal”, theksoi Rufi Osmani.

Ai tha se oponentët politikë të RDK-së lëshojnë ‘bedela’ politikë në Gostivar për t’u treguar qytetarëve të komunës së Gostivarit se për kë duhet të votojnë, ndërsa komunat me të cilat ata vetë udhëheqin janë në gjendje katastrofale. “Mirëpo, ju e dini fort mirë se për kë duhet të votoni dhe se cilët kandidat e meritojnë votën tuaj. Ju do të votoni për njerëzit e vërtetë, njerëzit e mirëfilltë, të cilët kanë besim në Zotin, kanë besim në popullin, e ata janë kandidatët e RDK-së”, nënvizoi Osmani.

“Të gjitha komunat e BDI-së dhe një komunë e PDSH-së, së bashku për katër vite nuk i kanë rezultatet e Gostivarit të manifestuara me vlera financiare të sakta. Zhvillimi ekonomik, investimet kapitale dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesor në mandatin 2013-2017. Kandidati i PDSH-së foli para disa ditësh para jush çështje të cilat ai nuk i din se ne tashmë i kemi bërë. Gostivari është komune me tatime më të ulta komunale në vend, ne kemi siguruar 2,2 milion euro nga qeveria zvicerane për të mbyllur punën e stacionit të filtrimit. Çështja e deponisë rajonale është në fazën finale dhe se në Çegran dhe Forinë ne kemi realizuar 1 milion euro investme kapitale për dy vite të cilat ai mund t’i lexojë për të plotësuar mungesën e informacionit në raportin e punës katërvjeçare të komunës së Gostivarit 2009-2013.

Të nderuar çegranas, është koha e fundit që të mos u besojmë përrallave të BDI-së dhe gënjeshtrave të PDSH-së, është koha që të mos rrini në disa karrike. E vetmja platformë e mirëfilltë që mbron interesat e shqiptarëve dhe që është perspektiva për të gjithë ju, është familja e madhe e Rilindjes Demokratike Kombëtare”, përfundoi Osmani

Platformën zgjedhore të RDK-së, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar në komunë e Gostivarit e shpalosi para të pranishmëve bartësi i listës Afrim Iljazi, ndërsa për projektet që do të realizohen në fshatin Çegran folën kandidatët për këshilltarë Dr.Shinazi Memedi dhe Ermina Selmani.

Në tubimin madhështor në Çegran, për të arriturat e deritashme të komunës së Gostivarit nën udhëheqjen e Rufi Osmanit dhe RDK-së, para bashkëvendasve të tij foli sekretari i komunës Naxhi Xhelili, ndërsa të pranishmit i përshëndetën edhe kryetari i nëndegës së RDK – Çegran, Nexhadi Bilalli si dhe deputeti aktual dhe kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Izet Zeqiri.

“Rufi Osmani është i vetmi lider shqiptar i cili e fillon punën, e vazhdon dhe e përfundon me sukses çdo projekt. Asnjë lider tjetër nuk mund ta bëjë këtë si Rufi Osmani. Ndërsa ata të cilët kanë investuar për kisha dhe manastire, dëshirojnë që mallin e keq t’jua shesin me gënjeshtra”, theksoi mes të tjerash në Çegran, Izet Zeqiri.

Shërbimi për informim - RDK    

cegrancegrancegrancegrancegrancegrancegrancegrancegrancegrancegrancegrancegrancegrancegran