20Gusht2017

RDK mbajti tubime në Forinë, Debresh, Turçan të Madh dhe Turçan të Vogël

Osmani: “Ftoj Ali Ahmetin që bashkë me të gjithë deputetët dhe me ministrat e tij le të vjen në ballafaqim, ku të dojë dhe kur të dojë”

Të dielën, kryetari I Rilindjes Demokratike Kombëtare – Rufi Osmani, platformën zgjedhore për komunën e Gostivarit e shpalosi para banorëve të fshatrave Forinë, Debresh, Turçan i Madh dhe Turçan i Vogël.
Pjesëmarrja masovike në tubimet e RDK-së në vendbanimet e Gostivarit, gjithnjë vjen duke u rritur, ndërsa atomsfera që dominon në to, tejkalon edhe euforinë e vitit 2009.
“Para katër vitesh këtu në Forinë, vulosëm fitoren e opsionit "Është koha për ndryshime", ndërsa sonte ne vulosim fitoren e opsionit "Vazhdojmë me ndryshime". Petkaxhinjtë politikë të cilët para disa ditësh erdhën folën para jush, rrugës për këndej harruan se në çfarë derexhe ishte rruga deri në Forinë para katër vitesh, harruan se në çfarë katrahure e la infrastrukturën kandidati i tyre, të cilin ne e mposhtëm në vitin 2009 dhe që do ta pensionojmë tani në vitin 2013”, theksoi Osmani në tubimin madhështor në Forinë. 

“Është turp që të dalësh para popullit dhe të thuash për njeriun që menaxhoi komunën e Gostivarit në periudhën 2005-2009 qenka arkitekt dhe qenka ndërtues, kur ai person ishte vetëm një zullumqar, i cili pas vetes ka 8 aktpadi penale. Me atë person unë nuk dal në debat, por ftoj Ali Ahmetin që bashkë me të gjithë deputetët e tij dhe me të gjithë ministrat e tij le të vijë në ballafaqim ku të dojë dhe kur të dojë”, porositi Osmani.
Në tubimet e djeshme, kryetari aktual i komunës së Gostivarit – Rufi Osmani, foli për të arriturat dhe investimet e realizuara në katër vendbanimet respektive, si dhe shpalosi një pjesë të projekteve të cilat do të realizohen në mandatin e ardshëm, për të cilat tashmë janë siguruar mjetet financiare.
Para të pranishmëve foli edhe bartësi i listës së këshillatrëve për Komunën e Gostivarit – Afrim Iljazi si dhe kandidatët për këshilltarë të cilët vijnë nga zonat përkatëse.
Fjalime përshëndetëse mbajtën edhe deputeti Izet Zeqiri dhe shefi shtabit qendror zgjedhor të RDK-së, Artan Dika.
RDK, sot do të mbajë tubime parazgjedhore në Balindoll (ora 17:00) dhe në Çegran (19:00).

forineforineforineforineforineforineforineforineforineforineforineforineforineforineforine

 Shërbimi për informim - RDK