20Gusht2017

RDK shpalosi platformën zgjedhore në komunat Saraj dhe Studeniçan

16.03.2013 - Në vazhdën e aktiviteteve të shumta zgjedhore të RDK-së, të premten, kryetari Rufi Osmani takoi qytetarët e vendbanimeve të komunave Saraj dhe Studeniçan.
Në tubimet në Batincë - komuna e Studeniçanit dhe në Saraj, kryetari Osmani, kandidatët për kryetar komune dhe bartës të listave për këto dy komuna, mbajtën fjalime para simpatizuesve të shumtë të RDK-së. 

“Nuk ka vend që ju tu nënshtroheni presioneve qoftë nga ata që kanë ngjyrën e kaltër qoftë nga ata të cilët kanë ngjyrën e kuqe. Ata kemi pasur rastin t’i shohim në këto njëzet vitet e fundit dhe nuk kanë asnjë dallim nga njëri tjetri. Njerëzit e RDK-së janë njerëz të sfidave të cilët janë dëshmuar se janë njerëz me taban kombëtar në vitin 1981, 1991, 1994, 1997, 2001 dhe për çështjen kombëtare ne kemi ndihmuar më shumë se bajraktarët e 2001-shit të cilët janë ulur në kolltuqet e Gruevskit dhe Ivanovit”, theksoi Osmani.   Ai ftoi qytetarët e Sarajit dhe Batincës, që të votojnë kandidatët e RDK-së, që këto komuna të dalin nga gjendja e mjerueshme si në kohën e Migjenit. “Besoni se kandidati ynë Meshahir Ismaili i cili është një biznesmen i moralshëm, i sinqertë dhe fisnik, do të mund të jetë edhe një menaxher i suksesshëm i komunës së Studeniçanit. Artisti Vebi Qerimi do të jetë një zë i fuqishëm në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe do të dëshmojë se Shkupi ka qenë dhe do të jetë shqiptar. Besoni se doktori i shkencave politike Lulzim Farizi është sinjal i sigurt se një ditë Shkupi do të udhëhiqet nga shqiptarët. Mbi të gjitha në radhët tona, nuk ka hajdutë siç ka te ata të tjerët. Prandaj ju ftoj që më 24 mars, të votoni esëll, të votoni me mendje të ftohtë por me zemër të ngrohtë. Të votoni opsionin e vetëm shqiptar - Rilindjen Demokratike Kombëtare, të cilën nuk e kontrollon shteti, siç i kontrollon dy opsionet tjera”, ishte mesazhi i Rufi Osmanit drejtuar banorëve të komunës së Sarajit dhe Studeniçanit (Karshiakës).
Platformën zgjedhore, para të pranishmëve e shpalosën kandidati për kryetar komune të Sarajit Blerim Halimi, kandidati për kryetar komune të Studeniçanit - Meshahir Ismaili, bartësi I listës për Sarajin - Avni Bislimovski dhe bartësi i listës për Studeniçanin (Karshiakën) Sabahudin Imeri.  Ndërsa fjalim mbajti edhe shefi I shtabit qendror zgejdhor – nënkryetari i RDK-së, Artan Dika.

Të shtunën, RDK aktivitetet zgjedhore do t’I shtrijë në komunat Gazibabë dhe Haraçinë, ndërsa tubime zgjedhore do të mbajë në Kumanovë në ora 15:00 dhe në Çarshinë e vjetër në Shkup, në ora 17:30.

Shërbimi për informim - RDK

shkupshkupshkupshkupshkupshkupshkupshkupshkupshkupshkupshkupshkupshkupshkup