17Gusht2017

HIQEN POSTERËT E RDK-SË NË TETOVË

14.03.2013 - Dje, persona të paidentifikuar kanë hequr një numër të madh të posterëve të RDK-së nga objektet e ndryshme në të cilat kanë qenë të vendosura në komunën e Tetovës dhe i kanë hedhur ato në kontenjerë.

Një akt i tillë i ulët nuk i bën nder asnjë partie politike dhe i ul vlerën garës elektorale, për të cilën të gjithë janë deklaruar se dëshirojnë të zhvillohet në mënyrë të ndershme dhe demokratike. Sjellje të tilla të shëmtuara njollosin fushatën zgjedhore si edhe shqiptarët në përgjithësi.

Një veprim i tillë tregon njëherit edhe shqetësimin dhe frikën e kundërshtarëve tanë për peshën dhe rëndësinë që ka RDK-ja dhe kandidati i saj për komunën e Tetovës, si oferta më serioze për tu kualifikuar në raundin e dytë dhe për të dalë fitimtar në këtë komunë.

Shërbimi për informim - RDK