20Gusht2017

Kryetari Osmani takoi banorët e fshatit Raven dhe Zdunjë

13.03.2013 - Kryetari i RDK-së Rufi Osmani vazhdoi takimet me banorët e fshatrave të Gostivarit. Këtë radhë ai u takua me banorët e fshatit Raven dhe Zdunjë.

Rufi Osmani para të pranishmëve foli për unitetin që qëndron mes simpatizantëve dhe strukturave të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

“Këtu gjetëm një unitet në veprim, një marrëveshje mes këshilltarit që e kemi pas me strukturat e reja, ato bashkëpunuan dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë së bashku, pikërisht këtu qëndron vlera e madhe e partisë sepse këtu nuk hidhërohen kur ndërrohen mandatet, por vazhdojnë të jenë pjesë e familjes së madhe të RDK-së”, theksoi kryetari i RDK –së Rufi Osmani.

Osmani tha se tashmë qytetarët nuk do ta kenë të vështirë të bëjnë zgjidhje në këto zgjedhje, sepse është shumë e thjeshtë të bësh zgjedhje ndërmjet njerëzve të ditur, të ndershëm dhe hajdutëve të cilët i kemi nga ana tjetër, të cilët vodhën komunën kur udhëhiqnin me të dhe dëmtuan komunën kur ishin në qeveri. Osmani mes të tjerash tha se në RDK, shumë të rinj dhe të reja janë profesionalisht të përgatitur t’ju mbajnë ligjërata atyre nga i pari deri tek i fundit por për dije, përparim, drejtësi e jo për krim. Ai foli edhe për investimet e pritura në fshatin Zdunjë nga bashkëpunimi me komunën e Stambollit në sferën e kanalizimit dhe në sferën e arsimit.

Në takimin me banorët e fshatit Raven dhe Zdunjë mbajti fjalim edhe bartësi i listës për këshillin komunal Afrim Iljazi i cili tha se banorët e dinë shumë mirë dhe vlerësojnë investimet dhe angazhimin e madh të kryetarit Rufi Osmani, por investimet do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm ku pritet të investohet pesë herë më shumë se në këtë mandat.

Prezent në këtë takim ishte edhe kryetarja e forumit të gruas dega Gostivar, Bukurije Gashi Iseini dhe kandidatët për këshilltar komunal nga këto fshatra.

RDK do të vazhdojë takimet me qytetarët dhe banorët e fshatrave të tjera, nesër kryetari Osmani së bashku me bashkëpunëtorët do të takojë banorët e fshatit Banjicë dhe Negotinë.

Shërbimi për Informim - RDK

fshat12fshat12fshat12fshat12fshat12fshat12