18Dhjetor2017

Rufi Osmani realizoi takime me banorët e fshatrave të Gostivarit

12.03.2013 - Kryetari i RDK-së Rufi Osmani së bashku me bashkëpunëtorët e tij takoi banorët e fshatit Sërmnovë, Llakavicë, Vërtok dhe Reçan të cilët ishin në një numër të madh të cilët me padurim prisnin të dëgjonin programin e RDK-së për 4 vitet e ardhshme.

Kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani përshëndeti të pranishmit duke potencuar se komuna i kaloi vështirësitë, komuna nuk ka më borxhe, për 4 vitet morën çmime si komunë më reformatore dhe në mandatin e radhës investimet e para do të realizohen në fshatrat e Gostivarit.

Komuna e Gostivarit i kaloi vështirësitë dhe komuna nuk ka më borxhe të trashëguara. Personi i cili e solli komunën në prag të falimentimit dhe i cili dëgjoi se kemi siguruar 20 milion euro investime kandidon me një qëllim që ti shkaktoj dëm Gostivarit.  Programi RDK-së është zgjidhje serioze, ne do të investojmë në gazifikimin e institucioneve, në fshatin Vërtok do të ndërtojmë Qendrën Rajonale për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë i cili është donacion prej 200 mijë euro të siguruara, me qëllim që bujqit të shfrytëzojnë IPA fondet, tha Osmani .

 Osmani theksoi se komuna e Gostivarit është komuna e parë në Maqedoni me legalizimin e objekteve jo legale, është komuna e parë me 0 korrupsion , e para në Maqedoni me rritje të buxhetit për 100% nga 2009 nga 3.5 milion në 7.2 milion dhe mbi të gjitha do vazhdojë të jetë e para edhe në mandatin e radhës.

Politikat e qeverisë nuk kanë qenë korrekte ndaj komunës së Gostivarit, ato nuk kanë respektuar ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, dhe duke mos respektuar këtë ligj kanë dëmtuar komunën e Gostivarit me 12 milion euro investime.

Fjalë rasti mbajti edhe bartësi i listës për këshillin komunal Afrim Iljazi i cili tha sukseset e arritura në komunën e Gostivarit janë argumenti më i fuqishëm për fitoren e sigurt.

Ju e dini se kryetari Osmani ishte i vetmi që kishte aftësi për ta nxjerrë këtë komunë nga kollapsi, që vetëm për dy vite arriti të pastrojë borxhin dhe të investojë mbi 8 milion euro edhe pse qeveria bllokoi çdo investim për Gostivarin, por për mandatin e ardhshëm Rufi Osmani ka siguruar 20 milion euro investime”, tha bartësi i listës për komunën e Gostivarit Afrim Iljazi. Ai gjithashtu theksoi se në mandatin e ardhshëm përsëri do të vazhdojnë punën intensive në realizimin e projekteve për të mirën e qytetit dhe fshatrave.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputetja Flamure Demiri Kreci, kryetarja e Forumit të Gruas Bukurije Gashi Iseini dhe përfaqësuese të forumit të gruas pranë RDK- së dega Gostivar si edhe kandidati për këshilltar Vesel Memedi.

Në takimin në fjalë rasti mbajtën edhe kandidatët për këshilltar komune nga fshatrat Sërmnovë, Llakavicë, Vrutok dhe Reçan.

RDK do të vazhdojë me aktivitetet zgjedhore, sot do të mbahet konventa promovuese e Izet Zeqirit në Tetovë në ora 17:00.

Shërbimi për Informim - RDK

fshat11fshat11fshat11fshat11fshat11fshat11fshat11