20Gusht2017

Izet Zeqiri – takime të drejtpërdrejta me qytetarët e Tetovës

07.03.2013 - Kandidati i RDK-së për kryetar të komunës së Tetovës, Izet Zeqiri nga takimi me qytetarët e Çarshisë së Epërme theksoi se Tetova është thelluar në një krizë të thellë ekonomike, me një papunësi të lartë dhe pa zhvillime e projekte të së ardhmes.

“Tetova me një papunësi të lartë rrezikon të ardhmen e qytetit, pasi për çdo ditë e më shumë po pësojnë degët ekonomike, pas periudhës së privatizimit. Në Tetovë shkalla e papunësisë do të ishte më e lartë në rast se do të regjistroheshin edhe femrat shqiptare, të cilat janë të papuna, por që nuk janë të regjistruara në regjistrin e të papunëve”, tha Izet Zeqiri kandidat për Tetovë

 Izet Zeqiri tha theksoi se Tetova dhe shqiptarët po përballem me një diskriminim të thellë në të gjitha fushat si në ekonomi, arsim, kulturë, bujqësi dhe sfera të tjera.

“Unë do të ndalem vetëm në sektorin e bujqësisë, ku në Tetovë ka mbi 40 mijë bujq që zhvillojnë aktivitet aktiv. Bujqit e kësaj zone janë të diskriminuar skajshmërisht në planin e subvencioneve apo ndihmave nga shteti. Ky diskriminim është mizor kur krahasojmë me komuna të vogla maqedonas në lindje të vendit. Ne kemi komunën e Sveti Nikollës që merrë subvencione për bujqit prej 15,5 milion denarë, ndërsa Tetova vetëm 2 milion denarë dhe këto shifra kanë të bëjnë me vitin 2012”, potencoi kandidati i RDK-së, Izet Zeqiri.

Mes tjerash ai përmendi edhe mosqasjen dhe ndihmën e pushtetit qendror për Tetovën, si qyteti ndër më të mëdhatë në Maqedoni. Zeqiri përmendi me theks të veçantë çështjen e ujit të pijshëm dhe ujësjellësit për Tetovën, një projekt akoma i papërfunduar dhe që është turp i politikave të deritanishme shqiptare.

Zeqiri ka zhvilluar edhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët e disa lagjeve të Tetovës, duke i njohur drejtpërdrejt me ofertën e tij dhe dallimin nga kandidatët e dy partive tjera që kanë qenë pjesë e pushteteve lokale dhe që nuk kanë arritur që të zhvillojnë komunën e Tetovës.

Shërbimi për Informim - RDK