22Nëntor2017

Përfundoi turneu në futboll të vogël organizuar nga RRK - Gostivar

Rinia Rilindëse Kombëtare – dega Gostivar, organizoi turne në futboll të vogël, me ekipe të përbëra nga aktivistë nga të gjitha nëndegët e e qytetit të Gostivarit.

Fitues i turneut doli ekipi i bashkuar nga rilindësit e rinj të Çegranit dhe Forinës, ndërsa vendin e dytë e zuri ekipi i i rilindësve nga nëndegët Xhamixhid dhe Dutllok.

“Qëllimi i këtij turneu ishte që anëtarët e RRK-së nga nëndegë të ndyshme të Gositvarit, të njihen më mirë mes vete, të shoqërohen dhe argëtohen”, thekson Elita Miniri – kryetare e RRK dega Gostivar.

Turneu zgjati dy ditë. Në fazën e parë u zhvilluan 4 ndeshje, ndërsa në fazën e dytë u mbajtën gjysmëfinalja dhe finalja. Në turne morën pjesë 8 ekipe me nga 8 lojtarë 5+1 dhe 2 rezervë, dhe ato u formuan nga bashkimi i nëndegëve sipas rajonit.  
 


Interesim për këtë turne kishte nga të gjitha nëndegët e RDK-së. Në finale luajtën ekipi i Xhamexhit-Dutllëk me ekipin e nëndegës Forinë- Çegran.

 


 
Shërbimi për Informim - RDK