17Gusht2017

Konventa promovuese e RDK-së

Nesër, 2 mars 2013, Rilindja Demokratike Kombëtare me fillim në ora 17:00 në Sallën universale në Shkup, do të mbajë Konventën promovuese të kandidatëve për kryetarë komune dhe këshilltarë komunalë.

Në Konventë do të promovohen 14 kandidatë për kryetarë komune dhe kandidatët për këshilltarë në 25 komuna të banuara me shqiptarë.

Ftohen të gjithë simpatizuesit e RDK-së, që të marrin pjesë në Konventë.

 

Shërbimi për informim - RDK