18Dhjetor2017

DEMANTIM I DEZINFORMATAVE TË PUBLIKUARA NË DISA PORTALE

Lidhur me një deklaratë të publikuar sot në disa portale në gjuhën shqipe në Maqedoni në emër të Z. Halit Alilit sqarojmë opinionin e gjerë se:
 
1. Përmes Kryetarit të Degës së RDK-së në Saraj, Z. Lulzim Farizit, kam konktaktuar personalisht me Z. Halit Alili, i cili më ka konfirmuar se ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë, pra as deklaratën në të cilën përmendet emri i tij, në të cilën nuk ka fare as nënshkrim.
2. Z. Halit Alili nuk është bartës i listës së këshilltarëve të RDK-së në Komunën e Sarajit, por bartës është Z. Avni Bislimovski dhe këtë mund ta vërtetojë secili edhe në Komisionin Komunal Zgjedhor edhe në Selinë e RDK-së.
3. Informacioni i publikuar sot gjatë konferencës së shtypit të RDK-së për frikësime, kërcënime dhe oferta për blerje votash në Komunën e Sarajit nga ana e njerëzve të kandidatit të PDSH-së për kryetar komune është plotësisht i vërtetë dhe i konfirumuar edhe nga Kandidati i RDK-së për Kryetar të Komunës së Sarajit, Z. Blerim Haliti, edhe nga Kryetari i Degës së RDK-së në Komunën e Sarajit, Z. Lulzim Farizi.
4. Shoqërimi i frikësimeve, kërcënimeve dhe ofertave për blerjen e votave edhe me manipulime dhe mashtrime përmes lëshimit të deklaratave të falsifikuara në emër të personave të tjerë, fare pa dijeninë e tyre, është treguesi më i mirë se çfarë janë në gjendje të bëjnë disa persona vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet.
5. Publikimi nga disa media shqiptare në Maqedoni i deklaratave pa asnjë nënshkrim, pa bërë asnjë konfirmim për burimin e informacionit, vërtetësinë e pohimeve apo funksionin e personit të përmendur në deklaratë është vetëm një tregues i mungesës serioze të profesionalizmit të disa mediave hqiptare në Maqedoni, të cilat pa bërë asnjë konfirmim është e gatshme të publikojë çdo gjë dhe nën emrin e çdo kujt.
 
 
Dr. Artan Dika
 
Nënkryetar i RDK-së dhe Kryetar i Shtabit Zgjedhor të RDK-së