20Gusht2017

Kryetari Rufi Osmani takoi qytetarët e Reçanit dhe Ravenit

16.02.2013 - Pas takimeve me banorët e fshatit Debresh, Çegran dhe Forinë,  Kryetari i RDK-së Rufi Osmani së bashku me Afrim Iljazin- kryetar i degës në  Gostivar dhe me bashkëpunëtorët të tjerë,  realizuan mbrëmë takime me qytetarët e Reçanit dhe Ravenit.

Në takimet, kryetari Osmani i njoftoi qytetarët  për rezultatet pozitive të komunës së Gostivarit, për investimet të cilat janë realizuar me sukses në mandatin 4 vjeçar edhe pse kundërshtarët tentojnë që të dëmtojnë këto investime të cilat janë bërë për qytetin dhe qytetarët. Osmani mes tjerash iu përgjigj pyetjeve dhe kërkesave të banorëve duke u premtuar se në mandatin e ardhshëm do të ketë më shumë investime në këto vendbanime, pasi që komuna i ka shlyer të gjitha borxhet që ia kishte lënë kryetari  i mëparshëm.

Para banorëve të shumtë të fshatit Reçan dhe Raven, foli edhe kryetari i RDK-së dega në Gostivarit - Afrim Iljazi duke i njoftuar  ata me përgatitjet intensive për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai theksoi se me numrin e madh të anëtarësimeve që janë bërë kohën e fundit, me siguri më 24 mars RDK do të fitojë bindshëm që në rrethin e parë në Gostivar.

Në takimin me banorët e fshatit Reçan, u promovuan edh kandidatët për këshilltaë dr. Bashkim Ismaili me prejardhje nga fshati Reçan dhe sociologu Sheval Nuhiji  banor i fshatit Reçan.

 Kryetari Rufi Osmani me bashkëpunëtorët e tij do ta vazhdojë turin e takimeve edhe në vendbanimet tjera rurale.

Shërbimi për Informim - RDK