17Gusht2017

Telegram ngushëllimi familjes së prof.dr. Fadil Sulejmani

E nderuara familje Sulejmani,

Lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, e pranuam me keqardhje dhe dhimbje të thellë.
Ndarja nga jeta e prof.dr. Fadil Sulejmanit paraqet një humbje jo vetëm për familjarët dhe të afërmit e tij, por edhe për gjithë shqiptarët e Maqedonisë e më gjerë.

Andaj më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Kujtimi për të ndjerin prof.dr. Fadil Sulejmani, si një ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës dhe rektor i parë i tij, do të mbetet i përhershëm ndër shqiptarët.
Sinqerisht,

Rufi Osmani
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare
Shkup, 11 janar 2013