18Dhjetor2017

Intervistë e kryetarit Rufi Osmani për gazetën “Utrinski vesnik”

11.01.2013 - Në intervistën për të përditshmen në gjuhën maqedonase “Utrinski vesnik”, kryetari i RDK-së dhe Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani flet për marrjen e çmimit prestigjioz “Evropa e bashkuar” nga Asambleja Evropiane e Biznesit, modalitetet për kapërcim të krizës politike parlamentare, zgjedhjet lokale të radhës dhe parashikimet për epilogun e tyre.

Intervistën e përkthyer në gjuhën shqipe, ua përcjellim në mënyrë integrale:

Intervistë – Ideja për bojkot të zgjedhjeve është e deplasuar

Për pritje është që të kemi zgjedhje parlamentare, të organizuara nga pushteti aktual, në vjeshtë ose para vitit të ri, thotë kryetari I komunës së Gostivarit, Rufi Osmani

 Goran Adamovski

Urime për çmimin për “Kryetar më reformator“, e ndarë nga Asambleja Evropiane e Biznesit me seli në Oksford. Çka bëtë saktësisht në Gostivar që ta meritoni mirënjohjen dhe çka paraqet kjo mirënjohje për Ju?

Në vitin 2009 kur I fitova zgjedhjet në Gostivar si kandidat I pavarur, e gjeta Komunën para bankroti. Komuna kishte 3,4 milion euro buxheti themelor, 5,5 milion euro obligime të skaduara të papaguara, dy ndërmarrje publike me gjashtë milion euro borxhe. Arrita që për katër vite në tërësi të paguaj 5,5 milion borsh, të bankrotoj një ndërmarrje publike dhe të ç’regjistroj 2,5 milion euro borxh plotësues, e prolongova në bazë afatgjate borxhin e ndërmarrjes tjetër publike. I zvogëlova tatimet në nivel më të ulët në Maqedoni, ndërsa e ngrita edhe arkëtimin prej 50 në 90 për qind. Buxheti, të cilin e realizova në vitin 2012, peshon 7,1 milion euro dhe është për dy herë më I madh se ai i vitit 2009. Realizova investime kapitale prej 10 milion eurosh, ndërsa për periudhën 2013-2015 vjet sigurova mjetet plotësuese prej  12,5 milion eurosh për investime kapitale prej donatorësh të jashtëm dhe prej kredish të volitshme siç janë Banka botërore, KfW banka, SDC, TIKA dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Komuna e Gostivarit është një nga komunat më transparente në vend, me korrupsion zero. Administrata komunale është një nga më të përgatiturat me resurse kualitative njerëzore. Sikur të jepja diagnozë si profesor i financave, do të thosha se menaxhimi i suksesshëm i borxhit publik të Komunës në kohë krize është puna e ndershme dhe profesionale me dy argumentet kyçe për marrjen e këtij çmimi.

Çmimin e morët përmes postës, respektivisht nuk e morët personalisht. Pse nuk morët vizë për hyrje në Britani të Madhe?

Kur administrate komunale u informua se unë jam nominuar për këtë çmim, aplikuam në ambasadën e Irlandës në Hungari, por për shkak të procedurave burokratike dhe afatit të gjatë të verifikimit të të dhënave, unë dhe dy bashkëpunëtorët e mi nuk arritëm që të marrim vizë për të marrë pjesë në solemnitet. Çmimi , më pas na u dërgua përmes postës.

Maqedonia është në krizë politike serioze. Si është vlerësimi Juaj për ndodhitë aktuale? Çka mendoni për kushtet e LSDM-së për pjesëmarrje në zgjedhjet e radhës? A ka mundësi që të pranohen?


Mendoj se po qe se e analizojmë ndërmjet rreshtash, këto propozime janë derivate i ideve të RDK-së, të cilat ne i ofronim në kontinuitete tashëm një vit. Do me thënë, takimi i liderëve të partive parlamentare, Qeveri teknike me qëllim të organizimit të zgjedhjeve korrekte dhe të pranueshme, demonopolizimi i mediave dhe stopimi i procesit të futjes enorme në borxh të shtetit. Parë realisht, nuk ka mundësi që të pranohet kërkesë për organizim të zgjedhjeve të përbashkëta në mars, sepse nuk ka kohë dhe pushteti nuk ka argument se për se të shkojë në zgjedhje në kuptim të ekonomisë dhe marrjes së datës për negociata me BE. Mendoj se pa përfshirje të faktorit ndërkombëtar, tensione do të zgjasin edhe në një atmosferë të tillë të tensionuar do të realizohen zgjedhjet lokale. Është për të pritur që të kemi zgjedhje parlamentare, port ë organizuara nga pushteti aktual në vjeshtë ose para Vitit të ri.

Si do të pozicionohet partia Juaj?

Ideja për bojkot të zgjedhjeve është e deplasuar dhe pa legjitimitet politik posaçërisht për LSDM-në, sepse pikërisht kjo parti në vitin 1994 e injoroi opozitën e atëhershme dhe pa participimin e tyre e udhëhoqi vendin deri në vitin 1998. Nëse analizohen deklarata e kryetarëve të komunave Strumicë, Karposh, Kumanovë dhe Ohër, bëhet e qartë se ata intensivisht përgatiten për zgjedhjet e ardhshme lokale. Personalisht u rekomandoj që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale pavarësisht nga problemet me të cilat të gjithë ballafaqohemi edhe pas zgjedhjeve lokale të fitojnë kredibilitet politik, dhe së bashku të kërkojmë zgjedhje  të parakohshme parlamentare

Ku e shihni daljen nga kriza?

Kapërcimi i kësaj situate politike të komplikuar mund të realziohet nëpërmejt krijimit të një Qeverie politike gjithëpërfshirëse si Qeveri teknike, e cila do të krijojë kushte korrekte dhe do të organizojë zgejdhje të parakohshme parlamentare pas atyre lokale, si mekanizëm i vetëm demokratik për verifikimin e mandatit politik të Qeverisë aktuale ose rotacion demokratik të pushtetit. RDK do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa për kthimin e deputetëve të vet në parlament do të vendosë Kuvendi qendror në varësi nga rrethanat politike në parlament dhe faktorëve tjerë prej të cilave varet organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Sipas paralajmërimeve, për dy muaj Ju pret beteja për kryetar komune ne ministrin për vetëqeverisje lokale, Nevzat Bejta. Çka mundet të pritet në kampanjë dhe çfarë epilogu parashikoni?

Personi në fjalë nuk ka kredibilitet moral dhe politik për të kërkuar mandate të ri në Gostivar për arsye se e la Komunë  para bankrotit, si ministër ishte barrierë kryesore në komunikimin me pushtetin qendror dhe shkaku i tij Qeveria nuk investoi asnjë denar në Gostivar. Kandidati i RDK-së do të fitojë në Gostivar në rrethin e parë zgjedhor me mbështetje të të gjithë qytetarëve të Gostivarit, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe kulturore. Definitivisht ky njeri duhet të shkojë në histori si sinonim për menaxhim kriminal në politik në dekadën e fundit në Maqedoni.

Burimi: http://www.utrinski.com.mk/?ItemID=046CD570A574294888E007198F0282EB