16Dhjetor2017

Skenar i vjetër, viktimat e njëjtë - shqiptarët


05.01.2013 - RDK reagon ashp
ër ndaj incidentit të fundit ku në kryeqytet rrihen e maltretohen fëmijët shqiptarëPërgjegjësit për incidentet dhe thirrjet antishqiptare në ndeshjen Teteks-Shkëndija nuk u gjetën, kjo është rezultat se Qeveria i mbron këta huligan maqedonas që janë në liri dhe rrahin shqiptarët nëShkup. Skenari tashmë është i njohur nga VMRO - BDI që pas dështimeve të shumta por në veçanti integrimin e vendit, kjo qeveri luan lojën e shprehur etnike nacionaliste që ka për qëllim ngritjen e tensioneve ndëretnike.

 Pas diskriminimit të shqiptarëve në rastet e fundit mospranimi iamendamenteve të RDK-së,  anashkalimi i gjuhës shqipe nëautobusët lokal, diskriminimi me banesat sociale dhe rasti i fundit ku fëmijët shqiptarë rrihen nga 20 huligan janë dëshmi eradhës se fëmijët shqiptarë nuk ka kush ti mbroj. Kjo vjen si rezultat e paaftësisë së partisë shqiptare në qeveri BDI qëpërfundimisht të reagoj në këto raste që nxisin urrejtje ndëretnik, pasi që Nikollës i pëlqen kjo lojë në prag të zgjedhjeve.

 Qeveria me rastet e fundit me dhunën e shkaktuar nëParlamentin e Maqedonisë është vetëm një leksion për huliganët maqedonas. Përderisa brenda në Parlament tërhiqen zvarrë gazetarë, rrihen deputetë pse mos që këta huliganë të cilët kanë mbështetje nga Qeveria aktuale të mos rrahin fëmijë shqiptarë. Sjellja jodemokratike, antishqiptare e kësaj garniture VMRO -BDI me këtë rast bëhet shumë e dukshëm, por jo aq e dukshëmqë të reagoje partia shqiptare në qeveri.

Ndoshta BDI është e përgjumur dhe kanë punë më tërëndësishme të merren me kandidaturat për kryetarë tëkomunave, përderisa të rinjtë shqiptarë rrihen me shufrabejsbolli. Deri kur kjo Qeveri do të keqtrajtoj fëmijët shqiptare? Edhe sa fëmijë duhet të rrihen që kjo qeveri të reagojë, nëveçanti partia shqiptare në qeveri.

RDK kërkon përgjegjësi nga ministria përkatëse, dhe u bën thirrje të gjithë institucioneve shtetërore, partive politike, ndërkombëtarëve për ndërmarrje të masave konkrete ndëshkimjuridik të qeverisë që të ketë kujdes të veçantë ndaj raporteve ndëretnike dhe gjetjen e huliganeve endacak që rrahin fëmijët tanë shqiptarë.

Shërbimi për informim - RDK