23Tetor2017

Ekselenca Juaj, z. Paul D. Wohlers


Ngjarja tragjike në Newtown, Connecticut, në të cilën humbën jetën 26 qytetarë amerikanë ishte një lajm i dhimbshëm dhe i tmerrshëm i cili tronditi jo vetëm popullin amerikan, por të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë anembanë rruzullit tokësor.

Populli shqiptar bashkëndjen dhimbjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre dhe u bashkohet lutjeve të popullit amerikan që shpirtrat e viktimave të pafajshëm të këtij akti trishtues, ndërmjet të cilëve 20 ishin fëmijë, të gjejnë prehjen e merituar.

Më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe familjarëve të viktimave,me dëshirat që tragjedi të këtilla të mos ju përsëriten kurrë.

Sinqerisht,

Rufi Osmani

Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare