20Gusht2017

RDK: Të mblidhen liderët politik për buxhetin


13.12.2012 - Deputeti i RDK-së Izet Zeqiri kërkoi që bllokimi i buxhetit për vitin 2013 të tejkalohet me një mbledhje liderësh. Sipas tij, qëndrimet e barikaduara të pozitës dhe opozitës sa i përket buxhetit mund të tejkalohen vetëm në këtë mënyrë, me qëllim që buxheti të sillet në afatin e parashikuar, 31 dhjetor të këtij viti.

Duke e pasur parasysh se buxheti i vitit 2013 në kushte krize është i orientuar në financimin e projektit të Shkupit 2014 dhe buxheti sillet në kushte elektorale apo 3 muaj para zgjedhjeve, ne kërkojmë që të  debllokohet ky buxhet dhe mos të akuzohet opozita se bllokon sjelljen e buxhetit kërkojmë që të thirret takim i liderëve në të cilën në mënyrë konsensuale do të vendosin për buxhetin në të cilën do të lëshon pe edhe ministria e financave edhe pushteti lidhur me vërejtjet kryesore që ekzistojnë në këtë buxhet. 

RDK ka dorëzuar mbi 420 amendamente për propozim buxhetin për vitin 2013, ndërsa së bashku me amendamentet e PDSH dhe LSDM numri i amendamenteve ka arritur në 1200, gjë që pamundëson shterrjen e diskutimit në afatin e caktuar dhe miratimin e buxhetit.

Sipas RDK-së, bllokimi në këtë mënyrë i buxhetit bëhet për shkak të mjeteve të pamjaftueshme për projektet shqiptare, si dhe për parandalimin e shfrytëzimit të huave të jashtme për qëllime joproduktive, si për projektin Shkupi 2014.

Vërejtja jonë, e shqiptarëve është se në këtë buxhet nuk ka mjete financiare, resurse për realizimin e projekteve të cilat janë në regjionet e shqiptarëve. Vërejtja tjetër është pyetja për 40% të deficitit buxhetor nga 2.5 në 3.5 që i jep të drejtë qeverisë të ngarkohet me borxh mbi 280 milion euro, të cilat para ne nuk kemi siguri se a do të shkojnë për Shkupi 2014, apo për përdorime për zgjedhje e kështu me radhë.

Shërbimi për informim - RDK