18Dhjetor2017

Kryetari Osmani përgëzon z. Destani për kontributin


29.11.2012 - Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani ka përgëzuar biznesmenin dhe filantropin e njohur shqiptar, presidentin e Kompanisë “Ekolog – z.Lazim Destani për kontributin e veçantë në shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Në telegram thuhet:

I nderuari z.Lazim Destani,

Ju përgëzoj për kontributin e veçantë të cilin e dhatë për madhështimin e Jubileut të kombit tonë “100 Vjet Shtet Shqiptar”, duke mundësuar zbulimin e Memorialit “Shqiponja”

Monumenti-skulpturë i shqiponjës dykrenore i kalitur në 16 ton çelik, të cilin së bashku e përuruam në Ditën e ngritjes së Flamurit kombëtar në Tiranë (26 nëntor) do të jetë simbol krenarie për gjithë shqiptarët dhe lokacionit ku ai është vendosur, dhe me plot të drejtë ia dhamë emrin “Sheshi i Shqiponjës”.

Për këtë kontribut të veçantë meritoni respekt dhe urata të përzemërta për të vazhduar të shënoni suksese të njëpasnjëshme në fushën e biznesit dhe filantropisë, Ju dhe familja Juaj.

Andaj më lejoni që ne emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, t’ Ju uroj 100 vjetorin e flamurit kombëtar dhe pavarësisë.

Sinqerisht,

Rufi Osmani

Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe Komunës së Gostivarit