17Gusht2017

GËZUAR FESTËN E FLAMURIT, GËZUAR 100 VJET SHTET SHQIPTAR!

28.11.2012 - Të nderuar shqiptarë,

Sivjet të gjithë ne festojmë 100 vjet Flamur. Këto 100 vjet populli ynë ka hedhur themele  të cilat po fortësohen dita ditës, duke lënë gjurmë për të shkruar histori që do t’ju shërbejë brezave të ardhshëm të cilët do të ndihen krenarë për prejardhjen e tyre dhe do të mund të ndërtojnë ardhmëri më të sigurt. Flamuri ynë sot valëvitet krenar në të gjitha trojet shqiptare. Ne sot më shumë se kurrë ndihemi krenarë për të gjithë ata që dhanë jetën për Flamur që ne të festojmë këtë ditë.

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë:

GËZUAR FESTËN E FLAMURIT, GËZUAR 100 VJET SHTET SHQIPTAR!

Rufi Osmani

Kryetar i RDK-së dhe Komunës së Gostivarit