
01.06.2010 - Përfaqësues të Rilindjes Demokratike Kombëtare të udhëhequr nga deputeti Izet Zeqiri dhe kryetari i degës së Çairit Gikten Haziri, të mërkurën patën takim me banorët e fshatit Studeniçan. Të njëjtit nga ana e deputetit Zeqiri për së afërmi u njoftuan me zhillimet më të reja në Parlamentin e Maqedonisë me theks të veçantë diskutimeve argumentuese në lidhje me diskriminimet permanente që u bëhen shqiptarëve në sfera të ndryshme e në veçanti në atë ekonomike.
Ai në veçanti u ndal në rebalansin e buxhetit dhe diskriminim në ndarjen e kulaçit buxhetor sidomos me shkurtimet e reja ku preken edhe ashtu pak projekte shqiptare që paraprakisht ishin paraparë të realizohen. Në mes e këtyre projekteve u potencua Biblioteka e Tetovës e cila ngeli vetëm si një premtim bosh me qëllime marketingu politik. Nga ana tjetër njëkohësisht shpenzohen shuma marramendëse të mjeteve buxhetore për realizimin e projektit Shkupi 2014. Zeqiri bëri krahasim të mjeteve buxhetore që shpenzohen për dedikime të këtilla, ku vetëm njëi përmendore nga projekti I lartëpërmendur kap vlerën e të gjitha projekteve shpiptare të parapara në buxhet.
Në vazhdim ai si shembull të diskriminimit permanent e ceku debatin treditor i cili u zhvillua Parlament që kishte të bëjë me një shumë mjaft të vogël mjetesh dedikuar Insitutit për tashigimi kulturore. Kjo në kohën kur për projektet megalomane maqedonase shpenzohen mjete shumë të mëdha.
Deputeti Zeqiri nuk e la anësh as gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen komunat shqiptare përfshirë këtu edhe Studeniçanin dhe Zelenikovën ku për fat të keq aspak nuk ndihen prania e shtetit kur bëhet fjalë për investime të ndryshme kapitale qofshin në infrastrukturë si dhe në fushat tjera të jetës së këtyre banorëve. Ajo që ka rëndësi për komunat në fjalë ndarja e subvencioneve nga ana e shtetit bëhet në mënyrë të pabarabartë dhe shqiptarët për fat të keq janë të diskriminuar pa masë. Këtu vlen të ceket se më të privilegjuar janë ata që janë më të afërtë me pushtetin.
Kryetari i Degës së Çairit Gykten Aziri para të pranishëmve bëri një prezantim të strukturimit dhe shtrirjes territoriale të partrisë me theks të veçantë themelimit të dy degëve {airit dhe Butelit si dhe për aktivitetet vijuese që i ndërmarrin strukturat partiake në përfshirjen e tërë territorit të banuar me shqiptarë si dhe krijimin e celulave partiake.
Më tutje kryetari Aziri bëri një rekapitulim në lidhje me situatën aktuale politike si dhe problemet me të cilat ballafaqohet popullata shqiptare në këto anë. Pakënaqësia nga situata e këtillë politike dhe ekonomike rezulton me zhgëmnjimin e popullatës nga partitë politike që funksionojn në vend. Në mes tjerash ai tha: “Të gjitha partitë shqiptare të rajonit të Pollogut e harrojnë Shkupin atëherë kur vijnë në pushtet, duek e mohuar faktin se Shkupi me rrethinë ka rreth 150 mijë banorë shqiptarë”.
Në debat u kyçën edhe banorët e vendit duke i shprehur shqetësimet e tyre me situatën aktuale politke dhe ekonomike në vend. Njëri prej tyre shprehu pakënaqësi në lidhje me kuadrot që janë të punësuar në komunën e Studeniçanit për të cilët shprehu mendim se janë të papërgjegjshëm dhe jo kompetent.
Sa i përket strukturimit partiak disa prej të pransihëmve u shprehën që përparësi në strukturat partiake të kenë personat që gëzojnë autoritet më të madh e që janë garancë se në të ardhmen do t’i çojnë proceset e ndryshme politike dhe ekonomike.
Vlen të përmendet se të pranishmit njëzëri u shprehën pozitivisht për përfaqësimin e denjë dhe kompetent të cilin e bën deputeti Izet Zeqiri në parlament, ku me diskutime të argumentuara spikatet para të gjithë deputetëve tjerë. Të njëjtit shprehën përkrahje të pa rezervՙë.
Sektori për informim – RDK