22.04.2012
Në organizim të Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës, të shtunën në Prishtinë, u mbajt takimi i forumeve rinore të partive politike shqiptare nga të gjitha trevat etnike shqiptare.
Në takim morën pjesë 12 forume rinore, ndërmjet të cilëve edhe përfaqësuesi i të rinjve të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Shenazi Salihi i shoqëruar nga anëtari I kryesisë qendrore, Afrim Iljazi. Në takim u bisedua dhe u listuan një numër i aktiviteteve që të rinjtë e partive politike shqiptare do t’i organizojnë për të shënuar 100 - vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm të rinjtë shqiptar, sot, kanë nevojë të kenë universitete e arsim cilësor të nivelit evropian. Do të jemi ne të rinjtë, që do të zgjedhim se si do të jetojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit. Shënimi i 100- vjetorit të shtetit shqiptar është shkas i këtij takimi, i cili do të vazhdoj përtej shënimit të kësaj date”, theksoi ndërmjet tjerash në hapjen e takimit, kryetari i FR LDK-së Xhafer Tahiri.
Përfaqësuesit e forumeve rinore i priti kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i kulturës të Kosovës, Memli Krasniqi., ndërsa gjatë drekës bashkëbiseduan me historianin dhe autorin e librit “Historia e Kosovës”, Jusuf Buxhovin.
Të rinjtë e partive politike shqiptare nga të gjitha trojet etnike bënë vizitë dhe homazhe te varri i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe u pritën nga familja Rugova.
Takimi i të rinjve të partive politike shqiptare nga të gjitha trojet etnike përfundoi me vizitë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz, te varri i Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm të rinjtë shqiptar, sot, kanë nevojë të kenë universitete e arsim cilësor të nivelit evropian. Do të jemi ne të rinjtë, që do të zgjedhim se si do të jetojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit. Shënimi i 100- vjetorit të shtetit shqiptar është shkas i këtij takimi, i cili do të vazhdoj përtej shënimit të kësaj date”, theksoi ndërmjet tjerash në hapjen e takimit, kryetari i FR LDK-së Xhafer Tahiri.
Në takimin e parë të forumeve rinore të partive shqiptare i cili u mbajt në Shkup më 31 mars në organizim të BDI-së, nuk u ftuan përfaqësues të RDK-së. Takimi i radhës do të mbahet në Ulqin.
Sektori për informim - RDK