osmani_durmishi_takim_2012-08.02.2012
Në zyrat e ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup ambasadori Durmishi pranoi në takim pune kryetarin e RDK-së Rufi Osmani. Në vazhdën e një komunikimi të rregullt të dy bashkëbiseduesit këmbyen opinionet për situatën aktuale në Maqedoni dhe në Kosovë.
Kryetari Osmani informoi ambasadorin Durmishi për qëndrimet e RDK-së në lidhje me situatën aktuale në vend dhe argumentoi qëndrimet e RDK-së se qeveria aktuale duhet të ndërmerr aktivitete preventive në funksion të shtensionimit të situatës aktuale , ndëshkimin e fajtoreve me mekanizmat e shtetit juridik dhe moslejimin e tensionimeve në perspektivë.
Osmani informoi ambasadorin Durmishi edhe me aktivitete intensive në funksion të strukturimit të RDK-së dhe rrumbullaksimin e këtij aktiviteti me kongresin e RDK-së që planifikohet të organizohet në pranverën e këtij viti . Nga pozicioni i kryetarit të Gostivarit , Osmani rekomandoi ambasadorin Durmishi për intensifikimin e bashkëpunimit të komunave në Maqedoni me komunat në Kosove në funksion të rritjes së kapaciteteve reciproke për shfrytëzim produktiv të IPA fondeve të UE dhe bashkëpunimin kulturor dhe ekonomik në dobi reciproke.
Kryetari Osmani inicoi idenë e gjendjes së modalitetit të bashkëveprimit institucional dhe politik i të gjithë spektrit politik kombëtar në funksion të organizimeve të përbashkëta kombëtare në 100 vjetorin e flamurit kombëtar , si festë që unifikon shqiptarët në nivel mbarëkombëtar.
osmani_durmishi_II
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se përfaqësuesit e institucionet kryesore euroatlantike duhet të vazhdojnë të kenë në epiqendër të interesimit të tyre avancimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se qeveritë respektive kanë nevoje për asistence më të fuqishme në funksion të zbatimit të reformave strukturore , ruajtjes së stabilitetit ndëretnik dhe luftimit të dukurive negative .
Zyra e RDK-së

