21Shkurt2018

Urime shqiptarë për sjelljen e ligjit të gjuhës shqipe

1.1.llogo1.1.llogo11.01.2018 - Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se sjellja e ligjit për përdorimin e gjuhëve, sot në Kuvendin e Maqedonisë, është një vepër e madhe kombëtare, dhe për këtë arsye duhet uruar për durimin, urtësinë, reflektimin, dhe guximin e të gjith aktorëve që kanë dhënë kontribut dekadash në sjelljen e këtij ligji të rëndësishëm për shqiptarët, por pse jo edhe për vet shtetin e Maqedonisë.

Për këtë arsye, RDK uron të gjith shqiptarët, të gjith qytetarët e Maqedonisë, të gjith partitë politike në vend, dhe në fund uron edhe vet Maqedoninë, për sjelljen e ligjit për gjuhën shqipe, dhe për gjith kontributin që kanë dhënë gjatë kësaj periudhe kohore.

Urime të gjithëve!

Shërbimi për Informim – RDK,