21Shkurt2018

Një delegacion i lartë i ambasadës britanike vizitoi RDK-në

17836865 1116255158486239 2131104531 o17836865 1116255158486239 2131104531 o06.04.2017 - Një delegacion i lartë i ambasadës britanike në Shkup vizitoi selinë e RDK-së ku u pritën nga kryetari i RDK-së Vesel Memedi. Delegacioni britanik përbëhej nga Ian Cramman sekretar politik në ambasadën britanike në Shkup dhe kolegu i sektorit politik pranë ambasadës Krenar Abazi.

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi falënderoi delegacionin për vizitën dhe nderin që i bëjnë RDK-së dhe kjo është një dëshmi për konstruktivitetin e punës së RDK-së gjatë kësaj periudhe mjaft delikate të funksionimit të shtetit në përgjithësi. Kryetari Memedi gjithashtu falënderoi ambasadën britanike dhe ambasadorin e saj ekselencën e tij z. Charles Garrett për përkrahjen që ia kanë dhënë vendit për të dalë nga kjo krizë e thellë politike, që u dëshmua edhe me vizitën e Ministrit britanik për Evropë dhe Amerikë, ekselenca e tij z. Alan Duncan. Kryetari Memedi njoftoi delegacionin e ambasadës britanike se RDK në kuadër të koalicionit Aleanca për shqiptarët është duke luajtur rol konstruktiv në parlamentin e vendit dhe do të vazhdojnë edhe më tutje të jenë konstruktiv në këto momente mjaft delikate dhe senzitive për vendin, dhe se partitë shqiptare nuk duhet në asnjë variant të jenë partner destabiliteti, diçka që me kohë kërkojnë forcat destructive mbrenda partisë maqedonase në pushtet. Këta forca duhet izoluar urgjentisht me qëllim që mos krijojnë ndonjë destabilizim për t’u strehuar nga krimet e kryera gjatë një periudhe të gjatë kohore. Kryetari Memedi gjithashtu theksoi se zbardhja sa më e shpejtë e së vërtetës rreth shumë fenomeneve që e kanë karakterizuar vendin gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit është mënyra e vetme e izolimit të këtij grupi destruktiv duke i demaskuar para protuesve dhe qytetarëve, me qëllim që asnjëri mos strehohet në kuadër të patriotizmit të rrejshëm.

Delegacioni i ambasadës britanike falënderuan kryetarin Memedi për mikëpritjen, dhe theksuan se ambasada britanike ka ndihmuar dhe do të vazhdojë edhe më tutje të ndihmojë Maqedoninë për dalje nga kriza, me qëllim që vendi të krijojë hapsirë më relaksuese për zhvillimin e saj në të gjitha drejtimet me qëllim që të jetë e gatshme të sfidoj arritjet e vendeve më të zhvilluara perëndimore.

Shërbimi për Informim – RDK,