17Gusht2017

Politika diskriminuese edhe në 'mëjen e sporteve të bardha' në Kodrën e Diellit - Prof.Dr. Izet ZEQIRI


09.01.2013 - Qendra turistike Kodra e Diellit ne lartësi mbidetare 1875 m, 18 km largësi nga Tetova, 48 km nga Shkupi, me ski lifta në gjatësi 7 km që lidhë lartësin nga 1100 deri 2500 m. gjithësej 11 ski lifte dhe skijim 40 minuta gjatësi kohore dhe gjithesej gjatësit e stazave 20 km.

Me këto karaktesistika Kodra e Diellit nuk ka asnjë elementë shqiptarë AJO ËSHTË TËRËSISHTË E DESHQIPTARIZUAR edhe pse ky vende pitoresk dhe turistikë gjatë dimrit duhet të jetë ofertë pune për malësoret e fshatrave për rreth siqë janë: Liseci, Shipkovica, Gajra, Rasadishti e të tjere. Sot shumë vende pune që ofrohen nga qendra turistike, hotelet të gjitha janë të mbushur me militant partiak të VMRO DPMNE të cilët vetëm marin rrogë pa asnjëfar produktiviteti në punë. Qendra e skijimit me riorganizimin e qëllimshëm që ka bërë ELEM menaxhohet nga Shkupi nëpërmjet organizatës Elem Turs.

Turizmi, si lëmi ekonomike, është shumë i rëndësishëm në botën bashkëkohore dhe me interes të veçantë në ekonominë e një vendi. Në kushtet e sotme, në Maqedoni, turizmi, zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit, me një pjesëmarrje të konsiderueshme në të hyrat e përgjithshme bruto dhe me një perspektivë të hapur për zhvillim në të ardhmen.Turizmi është një lëmi komplekse, megjithatë një përkufizim jo i prerë për të do të ishte: udhëtim dhe qëndrim i qytetarëve të vendit, apo të jashtëm, nëpër disa vende me qëllim të pushimit fizik e psikik, të argëtimit, si dhe të zgjerimit të njohurive në histori, kulturë, art etj.

Turizmi dhe tradita turistike te shqiptarët ka qenë në nivel mjaft të ulët si rezultat i politikës së centralizuar të nxitjes së ofertës turistike nëpër qendra turistike-rekreative. Përveç ndikimit të politikës turistike shtetërore, niveli i ulët i zhvillimit të turizmit te shqiptarët në Maqedoni nuk i ka rrënjët te mungesa e pasurive gjeografike, historike dhe kulturore, apo te koha e lirë, por në shtyllat themelore të zhvillimit të turizmit: mjetet e lira ose mundësitë financiare (standardi jetësor), të cilët kan ndikuar drejtpërdrejt me konceptin dhe qëndrimin e shqiptarëve ndaj turizmit. 

Me ndryshimin e situatës politike në Maqedoni dhe me kalimin nga ekonomia e përqëndruar në ekonominë e lirë të tregut, shqiptarët kanë filluar me të madhe t’i shfrytëzojnë vlerat e ofertës turistike në Maqedoni, veçanërisht faktorin klimatik, biogjeografik, pozitat e volitshme gjeografike, terrenet apo shtigjet për skijim, fondet e përmendoreve historike etj. Mirëpo ende kjo është në nivel të ulët në krahasim me bashkësitë etnike tjera që jetojn në Maqedoni. Sot ekonomia e tregut, dinamika e biznesit, mobiliteti në përditshmërinë jetësore për punë, shtëpia e integruar me zyrën, e ka bërë që turizmi të llogaritet si dukuri e shoqërisë së përparuar dhe nevojë e pashmangshme subjektive e çdo qytetari, jo vetëm për qëllime ekonomike, por edhe për qëllime joekonomike (shëndetësore-rekreative, argëtuese, kulturore, arsimore, sociale, politike etj).

 Kodra e Diellit, një terren ngacmues për investime private të shqiptarëve

Mundësi potenciale për zhvillimin e turizmit te shqiptarët sot, përveç tjerash, paraqet turizmi malor në të gjitha format. Atraksionin natyror, pozita komunikative-gjeografike, vlerat klimatike të Sharrit, sidomos të qendrës turistike malore, sot e rrit me të madhe funksionin e turizmit rekreativ të shqiptarëve, veçanërisht në zhvillimin e turizmit fundjavor, turizmit dimëror në të ashtuquajturën qytezë turistike. Turizmi te shqiptarët sot është në korrelacion me përfitimet personale dhe me standardin jetësor, ajo është një fushë e pasur dhe ngacmuese, e cila nxit investime si për qëllime rekreative ashtu edhe për qëllime të turizmit afarist. 

Ngacmimi investiv më i madh në vitet e fundit në Kodren e Diellit në blerjen e shtëpizave ekzistuese, ndërtimin e shtëpizave të reja dhe pushimoreve turistike, janë si rezultat i një monopoli të plotë që ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite në ndarjen e trojeve për ndërtim dhe marjen e lejeve për të. Gjithmonë në këto investime kanë pasur përparësi pjesëtarët e kombësisë më të adhuruar maqedonasit dhe elitat shqiptare e kohës. 

Vetëdija jonë e zgjuar për zhvillimin e turizmit, rekreacionit në Kodrën e Diellit, për kalimin e fundjavës dhe kohës së lirë nën hijet e Sharrit, me të madhe u pengon të tjerëve, të cilët (pa nevojë) ditëve të fundit i politizojnë pa të drejtë këto aktivitete, duke iu dhënë përmasa politike. Vetë fakti se aktivitetet investive të shqiptarëve në Kodrën e Diellit nuk kuptohen në shërbim të zhvillimit të turizmit, por në funksion të asaj që ata e quajnë “silexhisko osvojuvaje na Shapka”. Të gjitha këto shprehje tregojnë qartë se politika ekziston edhe në ”majën e sporteve të bardha”. Pohimet se “përvetësimi i Kodrës së Diellit në mënyrë të egër nga shqiptarët, dramatizohet edhe më tepër, pasi që shumica e atyre që kanë shtëpiza në këtë pjesë të Sharrit, tanimë kërkojnë blerës që t’i shesin”, nuk ka mbështetje politike, por ka mbështetje ekonomike edhe atë të majme, mbështetje në një sistem tregu, ku vendoset çmimi i baraspeshës dhe asnjë çmim tjetër. 

Mirëpo pa marë parasysh politizimin e investimeve në Kodrën e Diellit zhvillimin e turizmit e pengojnë planet urbanistike të vjetra, të cilat datojnë që nga koha e komunizmit dhe nuk janë në hap me kërkesat e zhvillimit ekonomik. Është i pakapshëm fakti se sot akoma punohet me të “famshmin” plan gjeneral urbanistik të vitit 1985, i cili deri më vitin 1989 i ka dhënë mundësi zhvillimi, kurse sot paraqet pengesë në realizimin e projekteve investive në turizëm. Në këtë pikëpamje duhet vështruar problemet e zhvillimit të turizmit në kushtet ekzistuese të nismës së lirë në qytezën turistike të Sharrit, e jo në kontekstin e uzurpimit të egër të Kodrës së Diellit nga shqiptarët, pasi njerëzit nuk i ikin ndërtimit të objekteve pa leje, por kërkojnë bazë sistemore ligjore. 

Ndoshta këto paragjykime sot kan ndikuar që në Kodrën e Diellit nuk ka asnjë elementë shqiptarë. AJO ËSHTË TËRËSISHTË E DESHQIPTARIZUAR edhe pse ky vend pitoresk dhe turistik duhet gjatë dimrit të jetë ofert pune për malesoret e fshatrave per rreth siq janë: Liseci, Shipkovica, Gajra, Rasadishti e të tjerë. Sot shumë vende pune ofrohen nga qendra turistike, hotelet të gjitha janë të mbushur me militant partiak të VMRO DPMNE-së të cilet vetëm marin rrogë dhe nuk kan asnjëfar produktiviteti në punë. Qendra e skijimit me riorganizimin e qëllimshëm që ka bërë ELEM menaxhohet nga Shkupi nëpërmjet organizatës "Elem Turs".

Premtime për Kodrën e Diellit kurse investimet ne Kozhuf

Në dhjetëra vende rruga nga Tetova që çon në qendrën turistike Kodra e Diellit është e dëmtuar dhe paraqet vështirësi për drejtuesit e makinave. Edhe banorët që kalojnë në këtë rrugë, por edhe turistët një kohë të gjatë përballen me gropa të mëdha, të cilët edhe dëmtojnë veturat, por edhe ngadalësojnë komunikacionin. Gati se dhjetë vite në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim, edhe pse në këtë rrugë lëvizin banorë të dhjetëra fshatrave të Malësisë së Sharrit, si ato të fshatrave Shipkovicë, Brodec, Veshallë, Bozovcë, por edhe ato të pjesëve më të afërta Lisec dhe Gajre. Rruga në pjesën e vikend shtëpizave ngjan si një rrugë fshati dhe me shumë dëmtime dhe tërësisht e shkatruar që paraqet një vështirësi edhe për ata që kan vikend shtëpiza  që qarkullojnë non stop në këtë rrugë, por edhe për turistët të cilët gjatë sezonit të dimrit kalojnë pushimet në pikën turistike Kodra Diellit. Në këtë rrugë nuk është investuar 10 vite, ndërsa dëmtimi i saj është bërë më shum si rezultat i ndërtimeve.

Pas viteve të tëra mos investim dhe pas vjetërsisë së mjeteve të ndryshme në qendrën e skijimit në Kodrën e Diellit, një renovim gjeneral pritet të ndodhë deri në vitin 2015 kur kjo qendër do të shndërrohet në një “mega qendër”. Si investitor kryesor do të jenë elektranat shtetërore të Maqedonisë“ELEM”.

Premtime e qeveritarëve janë se deri në vitin 2015 do të duhet të investohen rreth 60-80 milionë euro. Sipas tyre fillimisht do të vendosen dy teleferikë, pastaj do të ndërtohet një garazhë me kate ku në fazën e parë do të investohen 15-25 milionë euro dhe me të gjitha këto investime numrin i vizitorëve brenda ditës so jetë 15 mijë kurse tani nuk ka as 1500 vizitorë në ditë. 

Edhe pse drejtuesit e kësaj qendre kanë pohuar se do ta bëjnë Kodrën e Diellit një prej qendrave më kryesore të skijimit në Ballkan. Ndryshe nga kjo Kodra e Diellit i ka humbur turistët që pushojnë në këtë qendër që vijnë kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria. Por qeveria premtimet i ka për investim në Kodrën e Diellit kurse investimet realisht i bënë në qendrat tjera turistike siqë është Kozhuf dhe Mavrovë.

Prof.Dr. Izet ZEQIRI