20Gusht2017

"Po të mos ishte tragjike do të ishte komike"

Gykten HaziriGykten HaziriNgjarjet e së hënës në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë shqetësuan tërë vendin dhe opinionin ndërkombëtar. Ndodhi një veprim i miratimit të buxhetit të shtetit jashtë procedurave parlamentare dhe demokratike, veprim për anale të kanaleve televizive të cilët merren me hulumtime shkencore për fenomene të panjohura deri tani në rruzullin tokësor, flas për sisteme politike të etabluara si demokraci parlamentare. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë dinake sjell propozim-ligj për buxhet i cili menjëherë vihet ne procedurë për miratim ne Kuvend pa analiza, pa amendamente, pa asnjë procedurë të respektuar kuvendore.

Sikurse e dini, Ligji për buxhetin kaloi në qeveri edhe me votat e ministrave shqiptarë, kurse në parlament me votat kyçe të partisë BDI e cila pas seancës kuvendore doli me një shkrim në portalin ExPress.mk ”BDI-ja e shqetësuar me zhvillimet e fundit në Kuvend” (25.12.2012) sikurse ata nuk ishin aty, ata na u qenkan shqetësuar pra. Sipas tyre:

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit në dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Këto ngjarje në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në drejtim të asaj që është përcaktim i përbashkët i të gjithë subjekteve politike dhe qytetarëve të Maqedonisë, kumton Qendra për Informim e partisë.”

Shumë në rregull për shqetësimin, por nuk e kam aspak të qartë po kush vallë votoi atje në kuvend, a ishin ata deputetët e BDI-së, apo jo?? Pa asnjë pikë mëshire dhe turpi për rolin e tyre në kuvend, ata fajësojnë opozitën për ngjarjet si vijon:

"Në këtë drejtim vlerësojmë se dallimet dhe konfrontimet politike në asnjë mënyrë nuk guxojnë të kërcënojnë funksionet themelore të shtetit, si dhe mirëqenien dhe rehatinë e qytetarëve në vend. Njëkohësisht, konsiderojmë se miratimi i buxhetit shtetëror është një prej parakushteve bazike për funksionimin e shtetit, andaj, ky dokument assesi nuk duhet të jetë vegël e luftës për përfitimin e pikëve politike. Rrezikimi i funksioneve themelore të shtetit dhe të institucioneve të sistemit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rekomandimet e qarta të këshillit të ministrave të BE-së që tremujori i parë i vitit 2013 t'i përkushtohet ekskluzivisht dinamizimit të reformave dhe zgjidhjes së kontesteve, e gjithë kjo si parakusht për hapjen e negociatave për aderim në BE dhe anëtarësim në NATO", thuhet në kumtesë.

Ata flasin pra për funksionimin e shtetit,  nuk lejohet ky shtet të anashkalohet nga grupe opozitare jo të rëndësishme siç janë LSDM-ja ose partia e vogël për ta RDK-ja, tu prishet atyre rehatia koalicionuse me patriotët e DPMNE-së, tenderomania, bile bile edhe nëse ata nuk janë në Maqedoni nuk do të ketë demokraci të mirëfilltë. Prandaj ata bëjnë thirrje:

“BDI-ja u bën thirrje subjekteve politike të bllokut opozitar maqedonas që në favor të qetësimit të situatës, të ulin tensionet me të vetmin qëllim të krijimit të ambientit për vazhdimin e reformave dhe plotësimin e rekomandimeve të përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të ministrave të BE-së.”

Unë habitem se për cilat konkluzione, rekomandime te Këshillit të ministrave flasin ata, ende nuk e kanë të qartë se ky vend cilës rrugë është duke ecur. Tani dua shumë shkurt ti përkujtoj patriotët shqiptarë të BDI-së se rruga drejt miratimit të ligjit për “branitellat” do të sillet në mënyrë të njëjtë si buxheti me një dallim, tani ju të BDI-së, do të tërhiqeni, rriheni, zhagiteni nëpër dyshemenë e Kuvendit, kurse opozita do të ju akuzon për maturi dhe jo sens politik, DPMNE-ja do ju a merr hakun si terroristë ose radikalistë islamikë,  sepse ju për ta jeni vetëm ai lloj e asgjë tjetër. Ju zotërinj shihni ëndrra se ata juve ju respektojnë shumë, kur të dalin fjalët e mia do të bëhet shumë vonë për popullin që ju pretendoni se e  përfaqësoni. Ju dëshiroj shumë suksese në kuvend dhe besoj se nuk dorëzoheni lehtë, por ndoshta edhe nga frika edhe ju votoni për “branitellat” se dajaku nuk durohet

Më vjen keq për Ju.

(Autori është kryetar i degës RDK - Çair)