17Gusht2017

Gëzuar dhe për shumë vite “Sveti Sava” - Shenazi Salihi


 Shqiptarët në shtetin e quajtur Maqedoni gjithmonë kanë qenë një popull i vuajtur dhe i nënçmuar në shumë aspekte të jetës së tyre. Çdo herë dikush ata është munduar që t’i paraqesë si një popull i pa vlerë dhe si një “pakicë” pa ndikim në jetën shoqërore të këtij vendi. Të pakënaqur dhe të irrituar nga nëçmimi i skajshëm populli shqiptar, e në veçanti rinia shqiptare, në pamundësi për të patur rrugdalje tjetër nga kjo situat në vitin 2001 u detyruan që t’i kapin armët dhe të mbrojnë dinjitetin e tyre kombëtar. Ajo periudh ishte periudha më e ndritshme dhe më krenare e këtij populli të shumvuajtur.

 Të rinjët dhe të rejat, pa hezitim iu bashkangjiten këti ideali. Ata menduan për një ardhmëri më të mirë si dhe për ruajtjen e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare e cila deri në atë kohë ishte nëpërkëmbur dhe përbuzur në çdo pore të jetës. Të bashkuar,  nën emblemën e krenarisë kombëtare duke mos menduar për pasojat e mundshme, duke mos e llogaritur as gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, u nisën rrugës së ruajtjes se krenarisë kombëtare.

 Por sot pas një distance kohore plotë 11 vite nga ajo periudhë e lavdishme, parashtrohet pyetja se ku ndodhemi dhe çka kemi arritur? A thua vallë sikur ata të rinj tanë ta kishin ditur se pas asaj periudhe të lavdishme të krenarisë që e kishim në vitin 2001, vit plotë sakrifica nga biijtë tanë më të dalluar, a do ta kishin vepruar ashtu siç vepruan? Sot 11 vite më pas, për fat të keq nuk ngeli shumë nga ai ideali i tyre i cili është i nëpërkëmbur skajshmërisht .

 Vetëvetiu parashtrohet pyetja: a thua vallë si ndjehen ata 11 vite më pas , nga koha e flijimit të tyre kur i shohin shqiptarët se në çfarë gjendje të mjerueshme ndodhen? Aktualisht shqiptarët dëbohen nga shtëpite e tyre, shqiptarët rihen në vatrat e tyre, shqiptarët burrgosen në shtëpitë e tyre ndonëse janë të pafajshëm. Është evidente se shqiptarët diskriminohen në çdo skaj të jetës së tyre.

 A thua vallë ndjehen të qetë kur kuptojn se kanë luftuan për të sjellë në qendrën e Shkupit përmendore të disa pseudo patriotëve maqedonas.

 A thu vallë ata janë të qetë kur kuptojnë që Universiteti i Tetovës i cili u themelua me derdhjen e gjakut shqiptar duke e mbrojtur nga strukturat mizore e sot për fat të keq i njëjti është shëndruar në një pronë private të disa individëve të cilët për interesa më të ngushta klanore e kanë vënë në pikëpyetje ardhmërinë e kombit shqiptarë-rininë. Janë aq të paskrupullt në intencat e tyre duke e shkatërura rininë me të vetmin qëllim, që t’i mbuxhin xhepat e tyre mee të hollat që u dedikohen studentëve.

 Nuk e kanë dhe aq lehtë nga ana tjetër kur kuptojnë se nga ana e Qeverisë këtij universiteti i shkurtohen mjetet financiare në dobi të universiteteve të cilat ndodhen në pjesën lindore të Maqedonisë ku nuk gravitojnë shqiptarët. Është me rëndësi që mos të pengohet biznesi i tyre e sa për rininë shqiptare le ta mendojnë të tjerët.

 Dhe më skandalozja nga aktualitetet poltike në vend ndërlidhur me shëminin e 100 vjetorit të pavarsisë së si Shqipërisë ku nuk ndahen asnjë denar nga buxheti qeveritar për këtë destinim. Parashtrohet pyetja si ndjehen këta të rinj me veprime të këtilla përbuzëse antishqiptare në kohën kur nga ana tjetër po kjo qeveri, me po këto përfaqësues shqiptarë si pjesë përbërëse e qeverisë ndan mjete prej 2 milion denarësh për të festuar SVETI SAVEN dhe për të kënaqur dëshirat e komunitetit serb që jeton në këtë vend.

 I përkujtojmë përfaqësuesit shqiptarë në qeveri se populli shqiptar në këtë vend përbën 35 % e e popullsisë së përgjithshme të këti vendi e ndoshta edhe më shumë( gjë që do të dëshmohej sikur ta kishit realizuar regjistrimin deri në fund ) ndërsa nga ana tjetër pakica serbe është e perfaqësuar me vetëm 2 % e ndërlidhur me këtë le të përllogaritet se cila është shuma e mjeteve që duhet ndarë nga buxheti shetëror.

 Në vazhdim parashtrojmë një sërë pyetjesh drejtuar përfaqësuesve shqiptarë që participojnë në qeveri : ku humbi vlera e shqiptarëve në këtë vend? pse luftuan shqiptarët? A luftuan të njëjtit që sot me paratë e taksa-paguesve shqiptarë të kremtohet SVETI SAVA dhe të anashkalohet kremtimi i 100 vjetorit të Pavarsisë së Shtetit Shqiptar? Ku jeni ju shqiptarë të nderuar pjesë e strukturave qeveritare, a ndjeheni edhe ju krenar për atë që shqiptarët festojnë 1 shekull shtet në kohën kur të tjerët vuajnë ende për atë? A e ndjeni edhe ju krenarinë e gjithë kombit shqiptar për të kremtuar këtë eveniment kaq të madh? Nëse përgjitha juaj do ishte PO ( ndonëse kam një çikë dyshimi sa i përket kësaj përgjigjeje) atëherë me çfarë fytyre lejuat 2 milion euro për SVETI SAVËN dhe nuk ishit në gjendje të nxjerni ASNJË denar për 100 vjetorin e Shqipërisë?

 Si do t’u dilni përpara popullit dhe dëshmorëve dhe t’u tregoni se paratë që mlidhen nga shqiptarët do ti harxhojnë serbët duke festuar SVETI SAVËN? Me këtë që na e bëtë ju si dhe shum gjëra tjera që jeni duke na i bërë, nuk do na mbetet asgjë tjetër për të thënë prandaj ju themi të gjithë së bashku - GËZUAR DHE PËR SHUMË VITE SVETI SAVA- .

 Shenazi Salihi-kryetar i deges se RDK-se ne Komunen e Vrapcishtit


-